VATRA Michigan, darkë nderimi dhe respekti për Princ Lekën

Princ Leka vlerëson lart rolin historik dhe patriotik të Vatrës në momentet kyçe të shtetit dhe kombit shqiptar


Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, dega Michigan shtroi një darkë nderimi e respekti për Princ Lekën dhe klerikët shqiptarë të Michiganit Imam Shuaib Gërgurin, Dom Ndue Gjergjin, Baba Eliton Pashajn dhe Dom Fred Kalajn.

Gjatë darkës vëllazërore në vlerësim të vizitës së Princ Lekës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e festës së Sulltan Novruzit, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA nëpërmjet kryetarit Elmi Berisha, nënkryetarit Alfons Grishaj dhe gjithë ekipit patriotik të vatranëve e kanë siguruar Princ Lekën se në çdo kohë Vatra do të jetë një zjarr i pashuar në shërbim të atdheut, çështjes kombëtare e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Princ Leka gjatë darkës vëllazërore e ka çmuar shumë dhe vlerësuar lart rolin historik dhe patriotik të Vatrës në momentet historike të shtetit dhe kombit shqiptar dhe i ka falënderuar për angazhimin patriotik dhe projektet kombëtare që e kanë kthyer Vatrën në organizatën më të fuqishme në mërgatën shqiptare të Amerikës e më gjërë.

Princ Leka ka garantuar në të ardhmen në emër të Oborrit Mbretëror Shqiptar se bashkëpunimi me Vatrën do të jetë konkret, i vazhdueshëm dhe i pa ndalshëm në vlerësim e mirënjohje për atë që Vatra i ka dhënë kombit shqiptar.

Në këtë darkë vëllazërore të sponsorizuar bujarisht nga Mondi Rakaj, morën pjesë vatranët e nderuar: Kryetari Elmi Berisha, Nënkryetari Alfons Grishaj me bashkeshorten e tij Mirela Grishaj, Drejtori i Degëve të Vatrës, njëherësh përgjegjës për lobim, zgjerim dhe bashkëpunim Mondi Rakaj me djemtë e tij vatranë Emiljano Rakaj dhe David Rakaj, Kryetari i Degës së Vatrës Michigan Julian Qefa, Nënkryetari Kujtim Qafa, Sekretari Dragush Beqiraj, Kryetari i Këshillit të Teqesë Bektashiane, vatrani i nderuar Mynyr Nazifi, Drejtori i AlbTvUSA, vatrani Gani Vila, vatrani Petrit Doda me bashkëshorten e tij, vatrani Mersin Gjini, aktivisti i komunitetit shqiptar dhe organizatori i evenimenteve më të mëdha në Detroit Ben Pllumaj së bashku me djalin e tij Prekton Pllumaj. Darka vazhdoi deri pas mesnate duke biseduar rreth çështjeve që shqetësojnë komunitetin, shtetin dhe kombin shqiptar. /GAZETA DIELLI

Njeriu Mevlan Shanaj!

Aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj promovoi librin e tij "Të fshehta jashtë ekranit"

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Të fshehta jashtë ekranit”

Nga Dash Frashëri “Të fshehta jashtë ekranit” Kështu titullohet libri i aktorit dhe regjisorit të.