Ëndrra e fundit e Sabiha Kasimatit!

Fragment nga romani “Dashuri diktatori“, në përkujtim të 22 viktimave të Masakrës enveriane të 26 shkurtit 1951


Nga Xhevat Mustafa

Fragment nga romani “Dashuri diktatori“, në përkujtim të 22 viktimave të Masakrës enveriane të 26 shkurtit 1951, pra, 72 vjet më parë!

Po afrohej ora 11 e natës së 26 shkurtit. Sabihanë dhe Didi Biçakun i kishte zënë më në fund gjumi, aty nga ora 9 e gjysëm e darkës. Pas gjysmë ore Sabihaja filloi të nanurisej nga një ëndërr e bukur. Astriti, veshur si dhëndër, me kostum të zi dopiopet, me këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, kishte ardhur tek ajo, në qeli…Në dorën e majtë mbante një fustan të bardhë nusërie, ndërsa me të djathtën një tufë me lule, të porsa këputura në oborrin e shtëpisë së tij, e njohur dhe e pasur zili në të gjithë lagjen për pasionin ndaj luleve, plot prej të cilave i kishte sjellë edhe nga Italia, nga San Remo, Imperia, por edhe nga qytete të njohur për kultivimin e luleve, në Francë, nga Nica, Monte Carlo, Kana…. – Sa bukur qenke veshur! – i tha ajo. Tamam si dhëndër! Je bërë edhe më i bukur! –Kam sjellë edhe fustanin për ty…– e lumturoi ai, kur i zgjati më parë tufën me lule. Pastaj Astriti e ngriti fustanin, e hapi plotësisht dhe Sabihaja mbeti pa fjalë nga bukuria e tij, me sytë plot dritë dhe lumturi, duke e shikuar gjatë me mahnitje. – Vishe shpejt dhe eja me mua të ikim sa më parë prej këtu!– i tha ai me padurim –Ku do të shkojmë, shpirt? Në shtëpinë tëndë apo…? – e pyeti Sabihaja – Në dasmën tonë, zemër! Po na presin njerëzit tanë dhe të ftuarit e shumtë..në sallën e madhe të Hotel “Internacionalit”…Kam marrë orkestrën më të mirë të Tiranës… –

Vërtetë?! Janë shumë të ftuar? A do të vijnë të gjithë? – i bëri tri pyetje Sabihaja. – Mbi 100 të ftuar. 60 nga ana e familjes sime dhe 40 nga familja jote. – Po për muajin e mjaltit ke menduar, shpirti im?– e pyeti përsëri ajo. – I kam menduar të gjitha, zemra ime! – e bëri me krahë ai. Mos ki fare merak! – Me siguri ke menduar edhe se në cilat qytete do të shkojmë? – e pyeti ajo. – Menjëherë pas dasmës do të nisemi për në Paris ose Vjenë…– i tha ai. Prej andej shkojmë në Grac, Salzburg, Trieste, Venecia, Verona, Milano, Torino, Firence, Romë, Napoli… – Mrekulli! Më ka marrë malli shumë për Torinon! – foli ajo mendueshëm. – Kam menduar të shkojmë edhe në universitetin tënd…– ia shtoi gëzimin dhe nostalgjinë Astriti. Do të bëjmë shumë fotografi në sheshin para tij, në holl, në katin e parë, salla… – Në Romë më shumë fotografi do të bëjmë tek Colosseu apo jo? – e pyeti ajo.


– Patjetër, shpirt! – iu përgjigj ai, duke e puthur në ballë, faqe e në fund më gjatë dhe më flakshëm në buzë. Por…po vonohemi, Sabi! Vishe tani fustanin! Sabihaja e mori fustanin, e vështroi e marramenduar nga lumturia, i ktheu kurrizin Astritit dhe para se të fillonte të vishej e urdhëroi me buzën në gaz:. – Kthehu nga dera e mos më shiko, Astrit! – e bëri Astritin të qeshte fort, kur kujtoi se ata kishin kohë që e kishin kapërcyer dhe plot herë pragun e intimitetit të plotë fizik. – Përse jo, shpirt? – e pyteti ai, akoma duke buqëqeshur dhe duke e përmbajtur me zor dëshirën e fortë e spontane, për ta mbërthyer në krahët e tij. – Sepse kam frikë se ndjell ters…– e bëri ajo të qeshte përsëri me gjithë zemër. Kur mbaroi veshjen e fustanit Sabihaja u rikthye me fytyrë nga Astriti. Sytë e tij e vështronin me magjepsje dhe dashuri marramendëse, sikur të ishte hera e parë. – Si dukem, zemra ime?– e pyeti ajo, duke shkëlqyer si yll, hënë e diell për sytë e tij. – Si e bukura e dheut në përralla! – e marramendi nga kënaqësia dhe lumturia ai. – Vërtetë apo sa për të më bërë qejfin? – i tha ajo, duke e ditur se vitet e fundit, sidomos pas sëmundjes së gjatë, nuk i kishte më bukurinë e freskinë e mëparshme. Astriti e tërhoqi në gjoksin e tij. Sabihaja ngriti kokën dhe e vështroi plot dashuri. Ai e puthi në flokë, pastaj në ballë dhe u ndal gjatë e flaktë tek buzët. – Unë mezi po pres të martohemi e të kemi fëmijën e parë! – i pëshpëriti ai ëmbëlsisht.


– Kurse unë mendoj se nuk duhet të nxitohemi– ia këputi ajo kokën kësaj dëshire. Kam frikë se ose nuk do të kem kohë ta lind, ose do ta lë shumë shpejt jetim…! – Mjaft, me këto parandjenja dhe frikëra, Sabi! U vonuam shumë! Po na presin dasmorët! Ikim tani, shpirt! – i kujtoi ai zemërthyer dhe gjunjëprerë, se po i prisnin shumë dasmorë. Të kapur dorë për dore ata vrapuan nëpër korridorin e burgut, pa asnjë polic dhe prej andej dolën në bulevard. Jashtë i priste një pajton i zbukuruar si për ceremoni martese, me dy kuaj të mëdhenj të bardhë. U drejtuan nga “Internacionali”.
Befas u dëgjua zhurma e fortë e hapjes së derës me nxitim nga roja, që ia preu si me sopatë ëndrrën e Sabihasë. Ajo nisi të dridhej, pa e kuptuar nga i vinin, nga ethet, lumturia, makthi, ankthi, tmerrimi…U hap dera dhe roja iu drejtua apo ulëriti egërsisht, siç u ishte bërë natyrë me të burgosurit: – Ngrihu Sabiha Kasimati! Vishu shpejt e shpejt dhe eja pa asnjë pyetje pas meje! – Përse tani gati në mesnatë? – bëri të kundërtën Sabihaja, mes përgjumjes, lumturisë ëndërruese, tmerrit të përjetueshëm dhe të keqes së shpejtë, të nënkuptueshme. – Më duket se të erdhi dita e “dasmës”…– iu përgjigj roja me ironi dhe cinizëm.

*-*-*-*

Xhevat Mustafa, gazetar & shkrimtar

P.S: Romanin “Dashuri diktatori” mund ta gjeni në Tiranë, në Librari “ALBANIA”, pas ish Bllokut, në Rr. Sami Frashëri, gati përballë shkollës “Edith Durham”(ish “11 Janari”) si dhe në Librarinë në Rr.“Hoxha Tahsim”, menjëherë pas pikës së karburantit, në krahun e majtë në drejtimin nga mali i Dajtit, rreth 30 metra më tutje “Qendrës Stefan” tek Pazari i Ri, pak metra përballë me klinikën mjeksore “Sulçebe”! Në Kavajë në librarinë e z. Xhevdet Gjeçi.

Në Vlorë në librarinë “Toena”, në librarinë “Alketi”në Skelë dhe në librarinë tek kryqëzimi i Coljes…

Në Kosovë, Prishtinë, ky roman gjendet në Librarinë “BUZUKU”; në Gjilan në “Librari ABC”, përballë shkollës fillore”Selami Hallaqi”; në Kamenicë, në Librarinë “Teuta”, përballë gjimnazit”Ismail Qemali”; në Prizren në librari “Altera” dhe “PENA”… Në Tetovë, romani gjendet në librari “NOBEL”! Çmimi vazhdon të jetë 800 lekë në Shqipëri e 6 euro për jashtë saj!

Për të interesuar nga Diaspora, ky roman mund të vazhdojë të blihet edhe në rrugë postare, kuptohet duke përballuar ata edhe tarifën përkatëse të transportit, siç kanë vepruar më herët blerës nga Greqia, Italia, Kroacia, Zvicra, Belgjika, Holanda, Anglia, SHBA…

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.