Balluku: 20% rritje e konsumit të energjisë në javën e parë të korrikut, OSHEE në gatishmëri të plotë

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur sot se gjatë gjashtë ditëve të para të korrikut 2025 është regjistruar një rritje prej 20% e konsumit të energjisë elektrike në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një deklaratë për mediet, Balluku theksoi se rritja e kërkesës për energji është pasojë jo vetëm e temperaturave të larta, por edhe e zgjerimit të aktivitetit turistik.

“Gjatë javës së parë të korrikut 2024, kërkesa mesatare ditore ishte rreth 18,6 milionë kilovatorë, ndërsa këtë vit në të njëjtën periudhë kemi arritur në 22,4 milionë kilovatorë. Ky është një tregues i qartë i rritjes së konsumit”, tha ajo.

Ministrja nënvizoi se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të ngarkesës, puna në terren nga grupet e OSHEE ka qenë efikase dhe ndërprerjet kanë qenë minimale.

“Grupet e OSSH-së kanë reaguar në kohë rekord për të menaxhuar çdo situatë që ka ardhur si pasojë e ngarkesës. Të gjitha avaritë janë sistemuar pa vonesa”, u shpreh Balluku.

Ajo siguroi qytetarët se mbi 1,600 punonjës të OSHEE Group janë në terren dhe në krye të detyrës për të garantuar një shërbim të pandërprerë dhe cilësor gjatë gjithë sezonit të verës.

Burimi ATSH

Rama: Poli i Drejtësisë, investim i jashtëzakonshëm i buxhetit

Kryeministri Edi Rama, gjatë një dëgjese me përfaqësues të sistemit të drejtësisë për programin e konkursit për Polin e Drejtësisë,…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Poli i Drejtësisë, investim i jashtëzakonshëm i buxhetit

Kryeministri Edi Rama, gjatë një dëgjese me përfaqësues të sistemit të drejtësisë për programin e konkursit për Polin e Drejtësisë,…