Kuvendi i Shqipërisë: Admirim për rezistencën e popullit ukrainas!

Kuvendi i Shqipërisë dhe ambasada e Ukrainës në Tiranë zhvilluan sot një aktivitet sensibilizues me rastin e 1-vjetorit.

Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me ambasadën e Ukrainës në Tiranë, zhvilluan sot një aktivitet sensibilizues, në kuadër të 1-vjetorit të nisjes së agresionit rus dhe nisjes së konfliktit më të madh ushtarak në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u shfaq filmi dokumentar “Arratisja nga Irpini”, i realizuar nga gazetari polak Michal Psedlatsky, gjatë qëndrimit të tij në Ukrainë.

Nëpërmjet dëshmive dhe përjetimeve të disa personazheve, gazetari tregon rezistencën e pashembullt të popullit ukrainas ndaj agresonit rus.

Veprimtaria u përshëndet nga kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov dhe në të merrnin pjesë deputetë të Kuvendit dhe të ftuar nga bota akademike, gazetaria, shoqëria civile, biznesi, etj.

Në fjalën e saj, Kodheli shprehu admirimin për rezistencën e pashembullt që ka treguar populli ukrainas ndaj sulmit të pajustifikuar të Rusisë ndaj një vendi të pavarur.

Duke vlerësuar mbështetjen që i është dhënë dhe po i jepet Ukrainës nga NATO, Kodheli nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë përkrah popullit ukrainas në të drejtën e tyre për siguri dhe sovranitet.

Kodheli u shpreh ndër të tjera se, dëshmitë dhe ajo çfarë po ndodh ende në Ukrainë, duhet të shërbejnë si momente reflektimi për të gjithë për ti dhënë fund sa më shpejt konfliktit të padrejtë.

Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, në fjalën e tij u ndal në dëmet dhe pasojat që ka shkaktuar lufta që prej nisjes 1 vit më parë dhe nënvizoi se pavarësisht gjithçkaje, Ukraina është në këmbë, duke luftuar, fal edhe mbështetjes dhe ndihmës së gjithë botës së qytetëruar, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Ambasadori theksoi se populli ukrainas vazhdon luftën kundër agresorit rus dhe beson në fitore. /ATSH

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…