Franca shkatërron 325 rrjete të organizuara të emigrantëve të paligjshëm

Policia franceze ka shkatërruar të paktën 47 rrjete vitin e kaluar, duke rezultuar në arrestimin e 167 trafikantëve.


Në vitin 2022, në Francë u shkatërruan 325 rrjete të organizuara të emigrantëve të paligjshëm, pra 7% më shumë se në vitin 2021.

Kështu thuhet në një raport të gazetës “Le Figaro” duke cituar një raport të Ministrisë së Brendshme franceze.

Lufta kundër këtyre rrjeteve kriminale ka marrë përmasa të tilla, sa ministri i Brendshëm, Géral Darmanen, ka vendosur të krijojë një Zyrë për Luftën kundër Kontrabandës së Emigrantëve (Oltim), me një kapacitet prej 130 punonjësish.

“Që nga forcimi i kontrolleve në kufijtë italianë dhe spanjollë, ne kemi parë një rritje të fortë të kalimeve të paligjshme të sirianëve, afganëve apo edhe tunizianëve nga Ballkani për të arritur në Austri apo Kroaci dhe më pas të kalojnë në Francë”, shpjegon kreu i njësisë, duke theksuar se “është e rëndësishme për ta të shkelin në zonën Shengen dhe më pas të paraqesin një kërkesë për azil për të shmangur dëbimin”.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, trafikantët kanë diversifikuar rrugët e tyre, duke përmendur si shembull rrjetin “Air Tyrol”, i cili është shkatërruar në shtator 2022 nën kujdesin e Europol dhe Eurojust, i cili transportonte irakianët dhe iranianët nga Turqia me avionë nga një kompani amerikane në të gjithë Europën.

Gjithashtu, sipas informacioneve të gazetës, policia ka shkatërruar të paktën 47 rrjete vitin e kaluar, duke rezultuar në arrestimin e 167 trafikantëve.

Në këtë kategori të veçantë, qëllimi është transportimi i emigrantëve me varka të improvizuara nga brigjet franceze në Britani, duke theksuar se në vitin 2022, pothuajse 45,000 migrantë të paligjshëm nga rreth pesëdhjetë vende arritën në Britani përmes detit, krahasuar me 30,000 një vit më parë.

Tirana, bashkia e parë që hap Zonën e Lirë Ekonomike

Veliaj: “TEDA do të ofrojë 5-7 mijë vende pune. Gonxhja: Infrastrukturë moderne dhe mjedis i favorshëm biznesi

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Tirana, bashkia e parë që hap Zonën e Lirë Ekonomike

Veliaj: “TEDA do të ofrojë 5-7 mijë vende pune. Gonxhja: Infrastrukturë moderne dhe mjedis i favorshëm biznesi