Kahreman Ylli, diplomati i shquar i Shqipërisë në Francë dhe OKB

IN MEMORIAM/Me rastin e 46-vjetorit të vdekjes – Karehman Ylli u nda nga jeta 58 vjeç, më 3 shtator 1975.


Nga Zylyftar Hoxha

Edhe pse kanë kaluar vite, edhe pse janë ndërruar dhe përmbysur sisteme, ide e mentalitete politike, shoqërore e kulturore, figura e Kahreman Yllit, luftëtarit dhe mbrojtësit të madh të lirisë dhe kulturës së shqiptarëve, nuk ka pësuar as cënimin më të vogël.

Përkundrazi, në përvjetorë përkujtimorë, në festa kulmore të institucioneve të larta arsimore, të Akademisë së Shkencave, Universitetit Shtetëror dhe instituteve të tjerë, të Ministrisë së Jashtme dhe diplomacisë, ndryshe nga shumë kolegë të tij të atyre kohëve, vepra e Kahremanit kujtohet me nderim e respekt të veçantë.

Emri i tij i “ngre të gjithë më këmbë”, të majtë e të djathtë, ata, të cilët mburren me të, por edhe ata radikalë, që nuk përputhen me idetë e tij, sepse i përulen diturisë, veprës së tij atdhetare, më shumë se sa ideve të cilave ai u përkiste.

Ky bashkim ndjenjash, kjo simbiozë dashurie dhe mirënjohjeje, e rrallë ndër shqiptarët, vjen nga vetë ai, Kahreman Ylli, që ideal pati dritën rilindase, iluminizmin e kombit shqiptar nëpërmjet dijes dhe kulturës.

Kahreman Ylli lindi më 22 prill të vitit 1917, në Leshnje të Skraparit, në një familje të njohur me histori, si e të gjitha atyre dyerve të mëdha fisnike në Skrapar që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kushtuan lirisë dhe pavarësisë, duke dhënë në këtë mënyrë një kontribut të dukshëm patriotik në tërë zonën e Skraparit, të Korçës, Kolonjës, Oparit, Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.

Brezat më të vjetër e kanë më të freskët dhe e dinë shumë mirë se ç’rol atdhetar ka lojtur kjo familje në shekuj. Edhe brezat më të rinj e kanë njohur këtë këtë rol dhe kontribut nëpërmjet historisë.

Megjithatë, për një rikujtesë dhe për të fshirë disi pluhurin e kohës që bën të vetin, po mundohemi më poshtë në mënyrë të përmbledhur të hedhim sadopak dritë mbi disa nga figurat kryesore të kësaj familjeje dhe veçanërisht të njërit prej tyre, Kahreman Yllit.

I ati i Kahremanit, Sinani, ka qenë një figurë dhe personalitet popullor me pëshë Skrapar, duke qëndruar në ballë të të të gjitha ngjarjeve historike, nga viti 1900 e deri sa vdiq, përballë figurave të tilla të njohura si: Riza Cerova, Muço Kapinova, Xhelal e Ali Koprëncak, Pasho Hysi, Servet e Mahmut Zaloshnja, Ramiz Spathara, Nuri Vlusha, Myrto Cerova, Sulejman Qafa etj. Firma e tij u hodh në shumë dokumenete të kohës në mbrojtje të intereave të popullit të shumëvuajtur të Skraparit.

Edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kjo shtëpi hapi dyert kat më kat për partizanët. Të gjithë njerëzit e shtëpisë, nga gratë e deeri të fëmijët, u vunë në dispozicion të kësaj lufte.

Shtëpia e Yllajve me të gjitha anekset u bë në atë kohë seli qëndrore e Shtabit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Beratit. Kahremani, djali i madh i Sinanit,  ishte i pari që hodhi pushkën në krah dhe më pas Aqifi, Kastrioti, Figani, ndërsa vajzat, Vera me Fetanenë u aktivizuan, njëra me Rininë dhe tjetra me Gruan antifashiste. Por edhe pjesëtarët e tjerë, Sadushi dhe Sakua u rrinin në këmbë atyre që vinin e iknin dhe kur ishte nevoja merrnin pjesë në aksione lokale të njësive partizane.

Por le të rikthehemi atje ku e lamë, te Kahremani. Pas shkollës fillore në vendlindje, me përkrahjen dhe ndihmën e mikut të babait, mësuesit patriot Ali Myftiu kreu Shkollën Normale të Elbasanit. Pas saj, caktohet mësues në Zaloshnje të Skraparit.

Në vitet 1936-1938 kryen studimet e larta në Akademinë Pedagogjike të Lionit në Francë. Aty lidhet me grupet antifashiste dhe aderon në Partinë Komuniste Franceze. Në ilegalitet, me pseudonimin Burlati, ishte një nga iniciatorët e parë për nxjerrjen e gazetës “Populli”. Gjatë qëndrimit të tij në Francë, u njoh me Gogo Nushin, Dhimitër Shuteriqin, Ymer Dishnicën dhe Ali Kelmendin etj.

Bënte pjesë në një celulë komuniste me punëtorë francezë. Në vitet 1938-1939 emërohet drejtor shkolle në Peshkopi. Pas viteve ’40 punon si inspektor arsimi në Berat.

 Në vitet 1940-42 bëhet frymëzues dhe organizator i ngritjes së çetave partizane në Skrapar dhe në Berat. Në vitet 1942-1944 emërohet komisar i Shtabit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Beratit.

Menjëherë pas çlirimit ngarkohet me detyra të rëndësishme diplomatike, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Paris, më pas përfaqësues i vendit tonë në OKB. Ai ka qenë një nga diplomatët më të shquar që ka përfaqësuar Shqipërinë e pasçlirimit në shumë organizma dhe forume ndërkombëtare.

Kahremani nuk u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve shtetërorë të atëhershëm dhe njerëzve të thjeshtë se e ardhmja evropiane e Shqipërisë ishte mendja, ishte dija.

Po aq sukses sa pati në diplomaci, aq pati edhe më vonë, reformimin e në arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare, jo vetëm se ka qenë ministër Arsimi dhe rektor i Universitetit të Tiranës, por   se pas çdo zhvillimi të madh në arsim e shkencë ka qenë dora dhe mendja e tij në themelimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës, të Instituteve Kërkimore Shkencore, Akademisë së Shkencave, Reformës Arsimore të viteve ’70 të shekullit të kaluar etj.

Ato që ai bëri në atë kohë kanë jo vetëm sot vlerë, por do të kenë vlerë edhe në brezat pasardhës.

Duhet pranuar se gjatë periudhës së errët të komunizmit shqiptar, ka patur pak njerëz që meritojnë respekt të plotë për punën dhe kontributin e tyre. Dhe Kahremani ka qenë më i spikaturi prej tyre.

 

Karehman Ylli u nda shumë shpejt nga jeta, në 3 shtator të vitit 1975, kur ishte vetëm 58 vjeç, duke lënë pa bërë, ashtu siç dinte ai, edhe shumë gjëra të tjera të mira, por duke lënë pas edhe një emër që nuk do të harrohet kurrë.

 

 

“CN Traveller”: Tirana dhe Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Shtëpitë e paharrueshme osmane të bardha të Beratit janë krejtësisht unike në ekzistencën e tyre kolektive dhe ndikimin vizual.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“CN Traveller”: Tirana dhe Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Shtëpitë e paharrueshme osmane të bardha të Beratit janë krejtësisht unike në ekzistencën e tyre kolektive dhe ndikimin vizual.