Yuri Kim, afganëve në avion: Unë jam Ambasadorja e SHBA, mirëserdhët në Shqipëri!

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ishte në Rinas ku iu uroi mirëseardhjen refugjatëve afganëve.


Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë gjatë natës në Rinas ku iu ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë qytetarëve afganë, që u detyruan të linin atdheun pasi talebanët morën në dorë pushtetin e tyre.

Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ shihet se si ambasadorja ngjitet në bordin e avionit brenda të cilit ishin 60 afganë, ndërsa ka bërë prezantimin e saj përmes telefonit.

Ajo theksoi se këta qytetarë do të ndihmoheshin, ndërkohë që ishte në shoqërinë e ministres Olta Xhaçka.

“Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t’ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t’ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu”, tha Yuri Kim.

Në “Perandorinë e Diamanteve” të argjendarit shqiptaro-hebre Sokol Pirra

Argjendari shqiptaro-hebre, Sokol Pirra, është një ndër më të njohurit në Shqipëri dhe më të vlerësuarit, për finesën e punimeve

Global 360

Po merrte pjesë në një ceremoni, rrëzohet Biden pasi u pengua në podium

Presidenti Joe Biden u pengua dhe u rrëzua teksa përfundonte dhënien e diplomave në fillimin e Akademisë së Forcave Ajrore…

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Pse është i shkëlqyer murali “Lionel Mesi” i Maximiliano Bagnasco

Lionel Mesi në fasadën e pallatit do të na frymezojë për dinjitetin personal

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.