Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se po punohet për një kuadër të ri ligjor, të përafruar me direktivat e BE-së, që forcon sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare.

Qendër Ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Vlorë, Koçiu: Po e aplikojmë në të gjitha bashkitë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin, vizituan sot ambientet e shërbimit më të ri ditor brenda Qendrës së Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuara në Vlorë.

Koçiu: Fushata e dhurimit të gjakut vijon në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se “me përkushtim dhe solidaritet, qytetarë nga çdo cep i vendit po i bashkohen kësaj nisme jetike, duke dhuruar gjak dhe shpëtuar jetë”.

Koçiu: 40 infermierë të rinj iu bashkuan ekipeve shëndetësore në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, iu uroi infermierëve të rinj suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve.

Koçiu: 16 963 të trajtuar në qendrat shëndetësore verore nga 1 qershori, deri në 6 korrik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se nga data 1 qershor, deri në 6 korrik 2025 janë trajtuar 16 963 pushues në 36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.

Koçiu: Tendat shëndetësore verore në shërbim të pushuesve në kalanë e Gjirokastrës

Në këto ditë të nxehta vere, kujdesi për shëndetin nuk mungon as në zonat turistike me fluks të lartë vizitorësh dhe pushuesish, siç është edhe kalaja e Gjirokastrës.

Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Ina Majkos.

Koçiu: Për herë të parë trajtimi i stomës në skemën e rimbursimeve

Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vendosi në qershor të këtij viti për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitarë të transformimeve në QSUNT

Që nga viti 2014 kur dhe u rihapën specializimet në mjekësi, numri total i kuotave të pranimit për mjek specialistë ka qenë rreth 2900, nga të cilët 1151 mjekë kanë ndjekur specializimin si kuotë e mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë.

Koçiu: Në çdo cep të vendit, Urgjenca Mjekësore në gatishmëri 24/7

Përgjatë gjithë sezonit veror turistik, jo vetëm qendrat shëndetësore verore, por edhe Urgjenca Kombëtare Mjekësore, janë në dispozicion të qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë në çdo problematikë shëndetësore që ata shfaqin.