
Category: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë së Kamzës Rakip Suli inspektuan punimet për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, Kamzë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër një nga trajnimet që u zhvillua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranë.
Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Ky program përfshin fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin.
Festivali i Fëmijëve është një ngjarje e rëndësishme kulturore e cila konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit dhe solli në skenë pasion dhe krijimtari për tre netë me radhë.
Një model i ri i shkollave verore do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.
Në Shqipëri ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj “Eagle CUP 2025”, ekskluzivitet i “Viareggio Cup”, i organizuar nga FSHF, fondacioni “Albitsol”, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.
Programet e sporteve në shkolla, por edhe “Art & Zeje” synojnë angazhimin e të rinjve në aktivitete sociale, kreative dhe sportive jashtë orarit mësimor, duke pasuruar përvojat e tyre edukative.
Në këtë thirrje aplikuan 477 studiues nga 15 vende të botës, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Francën, Zvicrën, Suedinë, Kanadanë e të tjerë.
Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Atletikës me pjesëmarrjen e rreth 150 atletëve me aftësi ndryshe, nga 10 qytete të Shqipërisë.
Nxënësit e shkollës “Kiço Blushi” e kanë kthyer oborrin e shkollës në një kopsht të gjelbëruar.