Nis shkolla verore, Manastirliu: Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar

Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Ky program përfshin fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin.


Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Ky program përfshin fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte sot në shkollën “Emin Duraku”, një nga shkollat ku ka nisur zbatimi i programit.

“Sapo kemi nisur me Shkollën Verore, ku për dy javë, nisur nga sot, në 10 shkolla, 8 në Tiranë, 2 në Kamëz dhe Durrës, ne do të pilotojmë modelin e ri të Shkollës Verore pranë strukturave tona të arsimit parauniversitar. Një kërkesë padyshim e prindërve, por edhe një nevojë e kohës për të mobilizuar të gjitha forcat tona me mësuesit, por edhe me mbështetjen e partnerëve tanë”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Shkolla Verore do të zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Ministrja Manastirliu tha se në zbatimin e programit janë angazhuar punonjës psiko-socialë, oficerë sigurie, infermierë por edhe të rinj vullnetarë nga gjimnazet e Tiranës.

“Do të jenë 1000 fëmijë që do të përfitojnë, do të jenë gjithashtu edhe vullnetarë nga gjimnazet të cilët janë angazhuar. Janë 100 të rinj nga gjimnazet e Tiranës, janë 150 mësues, oficerë sigurie, punonjës socialë, psikologë dhe infermierë që janë angazhuar në kampet e verës në shkollat tona.”

Shkolla Verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve.

“Ky është një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera. Lehtëson shumë prindërit gjatë verës për t’i sjellë fëmijët pikërisht në ambientet ku ata janë mësuar, në shkollat e tyre. Ne kemi organizuar aktivitete të shumta, janë rreth 10 klube argëtimi apo edhe të mësuarit përmes lojës, hapësira të sigurta për fëmijët, por mbi të gjitha hapësira ku fëmijët të edukohen, shoqërohen me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha të kalojnë periudhën e verës nën kujdesin e mësuesve.”, theksoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Ky program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që po pilotohet në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, mbështetet nga World Vision Albania.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se forcimi i lekut është rezultat i rritjes së ofertës së…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se forcimi i lekut është rezultat i rritjes së ofertës së…