Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare 2026 nisin këtë muaj në edicionin e tyre të 5-të, duke rikthyer në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Konkursi Mbarëkombëtar i Piktorëve të Vegjël, morën pjesë fëmijë edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë mbylli me sukses ngjarjen më të madhe piktorike të vitit, ku morën pjesë rreth 500 fëmijë nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësisë Greko-Shqiptare

Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësisë Greko-Shqiptare, një aktivitet që ngjiti në skenë artistë dhe kore nga Shqipëria dhe Greqia.

Shqipëria në Eurovision me “Nan”, Gonxhja: Mbështetje për përfaqësimin artistik

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos artisti Alis ndërsa përgatitet për garën e madhe.

“Vatra”, simboli i nacionalizmit shqiptar dhe atdhedashurisë

Më 28 prill 1912 në Boston lindi Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, nën udhëheqjen e Fan Nolit, Faik Konicës dhe patriotëve të tjerë që bashkuan shoqëritë shqiptare të mërgatës në një federatë të vetme.

Kledi Kadiu sjell International Ballet Competition Albania

Balerini i mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu ndau sot lajmin se do të sjellë në Shqipëri edicionin e parë të International Ballet Competition Albania.

Fëmijët improvizojnë martesën e Skënderbeut me Donika Arianitin në Ardenicë

Martesa e Skënderbeut me Donika Arianitin konsiderohet një ngjarje me peshë politike dhe simbolike, pasi forcoi aleancat mes familjeve të mëdha fisnike shqiptare në kohën e përballjes me Perandorinë Osmane.

Tingujt muzikorë të nxënësve spanjollë dhe shqiptarë “ndezën” kështjellën e Argjiros

Talentet e shkollës artistike “Feim Ibrahimi” dhe nxënësit spanjollë të “Colegio Madrid-Fundación Santa María” të Spanjës mbushën me tinguj muzikorë kështjellën e Argjiros në Gjirokastër.

Hapet në Shkodër ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène Pittard

Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh para publikut shkodran një koleksion me foto të marra nga akademiku zviceran dhe miku i madh i Shqipërisë Eugène Pittard në vitet 1921 dhe 1924 gjatë udhëtimeve rreth vendit

Muzeu Etnografik i Durrësit, hapësirë e re për kulturën dhe trashëgiminë

Muzeu Etnografik ka hapur dyert për qytetarët e Durrësit dhe vizitorët e shumtë, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme referimi për kulturën dhe historinë e qytetit.