Dita Botërore e Muzikës, mbahet edicioni i 16-të i RockFest në Tiranë

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) organizoi edicionin e 16-të të RockFest, te “Reja”, në kryeqytet.


Dita Botërore e Muzikës, ose “Fête de la Musique”, kremtohet çdo 21 qershor. Ajo nisi fillimisht në Francë, por me kalimin e viteve është përhapur dhe festohet në rreth 110 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) organizoi dje edicionin e 16-të të RockFest, te “Reja”, në kryeqytet.

Ky event i përvitshëm që i kushtohet muzikës u zhvillua dje, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, ndërsa skena e konstelacionit “Reja” u mbush me tingujt e bandave rock më të mira vendase dhe energjinë që vetëm ky festival di të sjellë.

Sipas njoftimit të APR-së, ky event solli një atmosferë të bukur, me muzikë live, ritme dhe publik të zjarrtë që erdhi për të festuar, për të kënduar dhe për të qenë pjesë e një nate që mbahet mend gjatë.

Dita Botërore e Muzikës ka për qëllim ta bëjë muzikën më gjithëpërfshirëse dhe të inkurajojë njerëzit të ndërveprojnë shumë më tepër me të gjitha llojet e melodive, ndërsa edhe një mundësi për muzikantët që të shkojnë me pranë audiencës se tyre.

Kjo datë e veçantë promovon muzikën në dy mënyra: duke inkurajuar muzikantë të rinj dhe profesionistë për të performuar në rrugë dhe duke organizuar koncerte muzikore falas, duke mbuluar të gjitha zhanret e muzikës, në mënyrë që publiku të mund të njihet me muzikën e re.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet projektligji për organizimin e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u shqyrtua sot projektligji “”Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet projektligji për organizimin e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u shqyrtua sot projektligji “”Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të…