
Category: Kryeministri
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediet sot në Tiranë me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, u shpreh i vendosur që Shqipëria do t’i bëjë detyrat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, kryeministri Rama vlerësoi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian po ecën shumë mirë.
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili ndodhet në vizitën e parë zyrtare në Tiranë, foli mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për të parandaluar trafikun e paligjshëm të emigrantëve.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të ketë marrëveshje të njëjtë si me Italinë për qendër pritjeje emigrantësh me asnjë vend tjetër.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është koha që të zgjidhet edhe një tjetër problem me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe që kanë përdorur identitet të Kosovës.
Vizita e Keir Starmer i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet nesër në Tiranë, më 16 maj.
Nga sheshi “Skënderbej” kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një fjalim falënderues për qytetarët shqiptarë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste në fjalimin e fitores së zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, mbrëmjen e së mërkurës në Sheshin Skënderbej në Tiranë, shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë shqiptarët dhe bëri një falënderim të veçantë për familjarët e tij.
Kryeministri dhe njëherësh Kryetari i PS, Edi Rama duke falënderuar sot shqiptarët për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit.