Rama: Marrëveshje për emigrantët si ajo me Italinë, me asnjë vend tjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të ketë marrëveshje të njëjtë si me Italinë për qendër pritjeje emigrantësh me asnjë vend tjetër.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të ketë marrëveshje të njëjtë si me Italinë për qendër pritjeje emigrantësh me asnjë vend tjetër.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Rama tha se me Italinë ishte marrëveshja e vetme që do të bënte Shqipëria, dhe kjo për shkak të marrëdhënies me këtë vend.

“E keni kuptuar drejt”, iu përgjigj Rama pyetjes së gazetarit britanik të ITV News se Shqipëria nuk dëshironte të bënte një marrëveshje si ajo me Italinë me asnjë vend tjetër.

“Kam qenë shumë i qartë që prej ditës së parë kur nisëm këtë proces me Italinë, theksoi kryeministri Rama. që kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marrëdhënies sonë të veçantë, por edhe falë situatës gjerografike që është mjaft kuptimplotë”, theksoi Rama.

“Për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh nëse ishim të hapur për një gjë të tillë dhe ju kemi thënë: Jo! Sepse jemi besnik të martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjeshtë dashuri”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…