Rama votuesve jashtë vendit: Ende kohë për të kthyer zarfat e për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 majit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste iu ka bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit që ende nuk e kanë dërguar mbrapsht zarfin me votën e tyre, që ta dorëzojnë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste iu ka bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit që ende nuk e kanë dërguar mbrapsht zarfin me votën e tyre, që ta dorëzojnë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se ende ka kohë që ata të bëhen pjesë e takimit historik të 11 majit që do të përcaktojë rrugën e fatit evropian të Shqipërisë.

“Është dita e fundit e ballafaqimit mes të gjitha palëve përpara gjykimit të popullit sovran, gjykimit të të gjithëve me votën tuaj të dielën më 11 maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua t’iu përcjell të gjithë motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, Itali, Gjermani, Britani e me radhë ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpi, kur ende ka kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që më 11 maj do të përcaktojnë pas asnjë ekuivok rrugën fatit evropian të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

“Ju lutem, keni marrë mundimin të regjistroheni. Jeni në kushtet kur për herë të parë në histori mund të votoni drejtpërdrejt, por keni edhe shansin historik që të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë sesa zgjedhje për partitë janë më shumë sesa zgjedhje kush do të qeverisë e kush do të qëndrojë në opozitë, janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria 2030, se si Shqipëria do të përballojë dhe mbyllë negociatat me BE në 2027, janë zgjedhje për të dhënë një fuqi të re vendimmarrëse dhe një frymë të fortë Bashkimi Evropian vetë Shqipërisë”, tha Rama.

Rama theksoi se “kush ende e ka zarfin në shtëpi të bëjë një përpjekje, një mund të vogël krahasuar me gjithë mundet e mëdha që keni bërë para për t’iu bashkuar dallgëve të mëdha kuqezi që do ta përmbysin me shpresë, me energji, me ardhmëri Shqipërinë e 11 majit”.

Burimi ATSH

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…