Rama: Shqipëria e para në rajon nga KE sa i përket legjislacionit të prokurimeve publike

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është renditur e para në rajon nga Komisioni Evropian për sa i përket legjislacionit dhe integritetit të prokurimeve publike.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është renditur e para në rajon nga Komisioni Evropian për sa i përket legjislacionit dhe integritetit të prokurimeve publike.

Në një intervistë televizive Rama foli për prokurimet publike.

“Për prokurimet publike ne jemi të klasifikuar nga Komisioni Evropian të parët në rajon për sa i përket legjislacionit dhe integritetit të prokurimeve publike. Pavarësisht se ka akoma problematika për të adresuar. Dhe aq e vërtetë është kjo saqë në negociata ka çështje për shembull që quhen interim-benchmark (piketa të ndërmjetme), që të thotë ai: ‘nuk e ke në rregull këtë” dhe do ta shohim rrugës. Tek prokurimet publike ne nuk kemi interim-benchmark”, theksoi Rama.

Pra, shtoi Rama, “nga pikëpamja legjislative ne e kemi kryer detyrën, nga pikëpamja e implementimit ne jemi duke bërë diçka shumë revolucionare tani me futjen e inteligjencës artificiale që besojmë shumë vitin e ardhshëm do të jetë efektive”.

Rama u shpreh më tej se, “nëqoftëse ne sot jemi në tryezë me BE dhe na kanë dhënë afatin 2027-ën kjo vjen si rezultat i faktit sepse pikërisht ne kemi bërë shumë gjëra në ekzaktësisht aspektin që po flasim, se po mos i kishim bërë nuk kishte shans që të uleshim ne në tryezë negociatash”.

“Shqipëria ka qenë një vend radhash për të marrë një certifikatë dhe ka qenë një vend bakshishi në çdo radhë. Bakshish për të marrë certifikatë të gjendjes civile, bakshish për të marrë një faturë etj. Domethënë vetëm nga transformimi i shërbimeve publike që i kemi kaluar të gjitha ën shërbime dixhitale ne kemi pastruar një pjesë të konsiderueshme të atij korrupsioni të vogël që ka qenë një tmerr në Shqipëri”, tha Rama.

“Prokurimet publike në Shqipëri janë të vlerësuara nga SIGMA, që është instrument i KE si prokurimet më me integritet në rajon. Shqipëria vlerësohet si vendi me përparimin më të madh në prokurimet publike. Jemi në vendin e parë me 80 pikë nga 100 të mundshme, të tjerët janë të gjithë poshtë. Tani ne nuk jemi Gjermani dhe natyrisht që ne kemi probleme me prokurimet, por ama në aspektin e procesit, procesi është komplet tjetër gjë”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…