Gonzato: Lajmi se kemi ndërhyrë në raportin e ODIHR totalisht gënjeshtër

Në një prononcim për mediet pas një takimi me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Gonzato u shpreh se, “Bashkimi Evropian as nuk ndërhyn, as nuk manipulon


Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato deklaroi sot se, lajmi se Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka ndërhyrë tek ODIHR-i në raportin e tij është totalisht gënjeshtër.

Në një prononcim për mediet pas një takimi me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Gonzato u shpreh se, “Bashkimi Evropian as nuk ndërhyn, as nuk manipulon”.

“Lajmi se ne kemi ndërhyrë tek ODIHR-i në raportin e tij është totalisht gënjeshtër. ODIHR-i është i pavarur dhe vepron i pavarur dhe ne as nuk mund të ndërhyjmë në raportet e tyre”, tha Gonzato.

“Erdha për të takuar z. Celibashi, për të pasur një përditësim sesi po shkon procesi”, shtoi Gonzato.

I pyetur lidhur me pastrimin e parave në Shqipëri dhe nëse mund të ndikojnë paratë e krimit të organizuar në zgjedhje, Gonzato u shpreh se, “ne besojmë tek ODIHR-i, është këtu për të monitoruar të gjithë procesin zgjedhor. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është pjesë e negociatave me BE-në dhe ne vlerësojmë punën që po bën SPAK”.

I pyetur nëse reagimi i djeshëm ishte për Partinë Demokratike, Gonzato u shpreh se, “jo nuk ishte për asnjë. Ishte një deklaratë për të treguar se ne mbështesim Shqipërinë, për ta shoqëruar, nuk jemi këtu për të ndërhyrë tek procesi, nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë. Isha pak i shokuar pasi pashë atë dhe ndjeva se duhet të reagoja. Nuk targetuam asnjë, targetuam vetëm atë informacion”.

Gonzato tha se, “kemi shprehur shpresat që parlamenti do të adoptojë të gjithë rekomandimet e ODIH-it, përfshirë financimet e fushatës elektorale, përfshirë çështjet e shpifjeve dhe që përfshijnë aspekte të tjera të procesit zgjedhor. Besojmë se këto do të adresohen shumë shpejt nga parlamenti i ri sepse janë çështje të rëndësishme”.

Burimi ATSH

Shqipëria uron Francën për Ditën Kombëtare: Partneriteti ynë Strategjik vazhdon të forcohet

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Francës po rritet me projekte të reja në inovacion, turizëm dhe arsim, ndërkohë që partneriteti strategjik…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Shqipëria uron Francën për Ditën Kombëtare: Partneriteti ynë Strategjik vazhdon të forcohet

Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Francës po rritet me projekte të reja në inovacion, turizëm dhe arsim, ndërkohë që partneriteti strategjik…