Bota politike reagon për vdekjen e papa Françeskut

Disa nga reagimet e botës politike për vdekjen e papa Françeskut


disa nga reagimet e botës politike për vdekjen e papa Françeskut:

Papa Françesku u kthye në shtëpinë e Zotit, shkruajti në X ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

”Kujdesi për Krijuesin, mëshirën dhe vëllazërinë: ai ishte një papë i madh. Një mik i Italisë. Le të lutemi për të dhe për të ardhmen e gjithë Kishës Katolike. O Atë i Shenjtë, na ruaj nga atje lart”, shtoi Tajani.

“Evropa mban zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij papa Françeskut. Buzëqeshja e tij infektive fitoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. Papa i popullit do të mbahet mend për dashurinë e tij për jetën, shpresën e tij për paqen, dhembshurinë e tij për barazi dhe drejtësi sociale. U prehtë në paqe”, shkruan në rrjetet sociale kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

“Me pikëllim të madh mësova për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij papa Françeskut. Kur u takuam së fundmi në Romë, falënderova papa Françeskun për udhëheqjen e tij të fortë në mbrojtjen e më të cenuarve dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. I shpreh ngushëllimet e mia të gjithë katolikëve në mbarë botën”, shkroi në rrjetet sociale përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas.

Presidenti francez Emmanuel Macron shpreh “ngushëllime për katolikët në mbarë botën”.

“Ngushëllimet e mia më të thella për katolikët e Spanjës dhe në mbarë botën për vdekjen e Shenjtërisë së Tij papa Françeskut”, tha ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në emër të qeverisë spanjolle në një postim në rrjetet sociale X.

Albares kujtoi se Françesku ishte “një njeri i paqes dhe i dialogut mes kulturave dhe feve”.

“Pusho në paqe”, përfundon ai.

“Papa Françesku i ndjerë ishte një njeri me besim të pamasë dhe mëshirë të madhe, i cili ia kushtoi jetën e tij avancimit të të varfërve të botës dhe thirrjes për paqe në një kohë komplekse dhe të trazuar”, shkroi presidenti izraelit Isaac Herzog në X.

Irani, një vend mysliman që mban marrëdhënie të mira me Vatikanin, shprehu ngushëllimet e tij të hënën pas vdekjes së papa Françeskut, kreut të Kishës Katolike, në moshën 88-vjeçare.

“Kolegët e mi sapo më thanë lajmin (…), u shpreh ngushëllimet e mia të gjithë të krishterëve në mbarë botën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai në një konferencë shtypi.

Kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se Oapa Françesku do të mbahet mend për “përkushtimin e tij të palodhur ndaj më të dobëtve në shoqëri”.

“Vdekja e Papa Françeskut më mbush me trishtim të madh”, shkroi Merz në X.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se bota ka humbur një njeri të madh me vdekjen e papa Françeskut, por se trashëgimia e tij do të jetojë.

”Papa Françesku është rikthyer në shtëpinë e Atit. Ky lajm na trishton thellësisht, sepse po humbasim një burrë të madh dhe një bari të madh”, shkruan Meloni në X.

“Kam pasur privilegjin të shijoj miqësinë e tij, këshillat dhe mësimet e tij, të cilat nuk më dështuan kurrë, edhe në kohë sprovash dhe vuajtjesh”, shtoi ajo.

Shtëpia e Bardhë i bëri homazhe sot papa Françeskut, pas vdekjes së tij, me një mesazh të shkurtër në rrjetin social X duke thënë “Papa Françesku u preftë në paqe”.

Mesazhi shoqërohet me foto të takimit të papës së ndjerë me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin J.D. Vance, kur ky i fundit u prit dje për pak minuta nga Françesku, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare mëngjesin e sotëm.

Presidenti rus, Vladimir Putin nderoi sot papa Françeskun, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, duke e konsideruae atë si një “udhëheqës të mençur” dhe një “mbrojtës të vazhdueshëm të vlerave të larta të humanizmit dhe drejtësisë”.

“Gjatë gjithë pontifikatit të tij, ai kontribuoi në mënyrë aktive në zhvillimin e dialogut midis Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Katolike Romake, si dhe në ndërveprimin konstruktiv midis Rusisë dhe Selisë së Shenjtë”, shtoi Putin në një telegram ngushëllimi të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…