Berisha prezanton programin për bimët mjekësore: Do të negociojmë për zero tarifa me SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me prodhuesit e bimëve mjekësore.


Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me prodhuesit e bimëve mjekësore.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se “do të negociojmë për zero tarifa me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. Ne do të vendosim zero tarifa me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me tarifat zero”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “supozojmë se qeveria amerikane, për arsyet e veta, nuk e adapton këtë, ne do t’ju kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni”.

Kryetari i PD-së nënvizoi se “Shqipëria ka pasur dhe ka institucione në këtë sektor, por ne do fuqizojmë krahas studimeve për bimët frutore, bimët e arave, krahas studimeve për bimët arrore, bimët e tjera, ne do fuqizojmë shumë sektorin e studimeve të bimëve aromatike”.

“Do të angazhojmë ekspertizën shkencore më të mirë në këtë sektor. Kudo Shqipëria është me një pasuri të madhe natyrore në këto bimë”, tha Berisha,

Berisha nënvizoi se do të ofrohen “kredi të buta në të cilat qeveria do të mbulojë 80 për qind të interesit, do ofrohen për ju sipas sektorëve”.

“Ne duam ta bëjmë sektorin e bimëve eterovajore, ta shumëfishojmë në prodhim, në të ardhura, në punësim, në eksport”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se do të do subvencionohet fuqishëm i gjithë procesi gjer në eksport.

“Prodhimet më të famshme tonat janë bimët aromatike dhe etero-vajore, më të pëlqyerat, më të preferuarat në tregjet ndërkombëtare. Kjo nënkupton që ne këtij sektori do i vëmë një rëndësi shumë të madhe. Do krijohen lehtësi të mëdha logjistike të grumbullimit të këtyre bimëve. Do krijohen lehtësi të mëdha për industrinë e përpunimit të tyre në vend”, tha Berisha.

Burimi ATSH

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…