Zgjedhjet, KQZ: 71 536 zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri tani

Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Evropë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të para të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri tani janë dorëzuar 71 536 zarfe.

Sipas KQZ, deri tani janë dërguat fletët e votimit për bashkatdhetarët nga qarqet Durrës, Berat, Dibër dhe Kukës, që jetojnë në Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Britani e Madhe dhe SHBA.

Zarfet e dërguara u përkasin bashkatdhetarëve nga qarqet Durrës 24 872, Berat 15 502, Dibër 9 582, Elbasan 21 540 dhe Kukës 40 zarfe.

Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 31 115 zarfe, në Greqi 21 177, në Gjermani 7 141, në Mbretërinë e Bashkuar 4 436, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 3 007 dhe në Francë 1 118 zarfe.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Evropë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.

Pasi ta marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë këshillohet ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes.

Ata nuk do të shpenzojnë asgjë, pasi posta paguhet nga KQZ.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, Pirdeni: Trajnime në IA për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, Pirdeni: Trajnime në IA për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.