Punësimi i të papunëve, kriter vlerësimi për kompanitë në prokurimet publike

Aktualisht janë rreth 70 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar.


Kompanitë private që përfitojnë fonde publike për projekte të ndryshme për herë të parë do të vlerësohen edhe në bazë të angazhimit të tyre për punësimin e personave të papunë.

Për këtë është nënshkruar këtë të mërkurë një marrëveshje e posaçme mes Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit.

Klevis Hysa, drejtor i agjencisë Kombëtare të Punësimit u shpreh në një intervistë televizive se, “kjo është një iniciativë sociale që mundëson si nxitjen e punësimit dhe uljen e papunësisë si dhe zhvillimin rajonal në ata rajone ku kryhet investimi”.

Ky kriter nuk do të jetë detyrues, por do të ndikojë në vlerësimin e ofertave, duke u dhënë avantazh bizneseve që përfshijnë në projekte më shumë individë të regjistruar si të papunë.

“Do ketë një sistem pikëzimi dhe do të kualifikohet ai operator që do të ketë më shumë integrim nga tregu informal i individëve që sot ndodhen papunë. Kjo marrëveshje synon që të mundësojë integrimin e një tregu formal për punëkërkuesit papunë”, u shpreh drejtorja e operatorit të blerjeve të përqëndruara, Arlinda Pogaj.

Një vit më parë, më shumë se 300 kompani kanë fituar garat në prokurimet e zhvilluara nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

Kjo iniciativë sociale mundëson nxitjen e punësimit, uljen e papunësisë po ashtu edhe zhvillimin rajonal në ato zona ku kryhet investimi.

“Kjo marrëveshje synon t’i japë një avantazh krahasues punësimit të punëkërkuesve të papunë në punët publike që bëhen, duke vendosur kritere të posaçme për prokurimin, është një mundësi e mirë për grupet e margjinalizuara në rajonin ku punon”, u shpreh Klevis Hysa, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit.

Aktualisht janë rreth 70 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, Pirdeni: Trajnime në IA për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, Pirdeni: Trajnime në IA për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.