Malaj: Në shkurt shpërndahet bonusi i pranverës për pensionistët

Viti 2024, theksoi Malaj, shënoi një konsolidim të mëtejshëm të themeleve ekonomike të vendit tonë.


Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2024, përmes të cilit u sigurua mbështetja për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, përmes një pakete prej rreth 2,2 miliardë lekë, si dhe krijimi i një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve, me një transfertë fillestare prej rreth 6,3 miliardë lekësh.

Malaj informoi se bonusi i pranverës për pensionistët do të mund të tërhiqet duke nisur nga muaji shkurt.

Ministri theksoi faktin se ndryshimet e propozuara në këtë Akt sigurojnë stabilitetin e parametrave kyç makrofiskalë e buxhetorë, krahas garantimit të trajektores rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

“Sipas vlerësimeve dhe parashikimeve më të fundit ai pritet të jetë në nivelin prej rreth 1377 miliardë lekë në fund të vitit 2024, ose rreth 55% e PBB në terma relative”, tha ai.

Ministri nënvizoi se propozimet sa i takon zërave të shpenzimeve buxhetore konsistojnë në rishpërndarjen e një volumi prej rreth 50 miliardë lekë të shpenzimeve të përgjithshme.

Viti 2024, theksoi Malaj, shënoi një konsolidim të mëtejshëm të themeleve ekonomike të vendit tonë.

“Të dhënat tregojnë një rritje ekonomike prej 4%. Ky zgjerim ekonomik është gjithëpërfshirës, i udhëhequr nga dinamizmi i sektorit të shërbimeve, aktiviteti i shtuar në ndërtim dhe një bazë e shëndetshme e konsumit privat,” vuri në dukje ministri.

Sipas tij, klima e biznesit, e reflektuar në treguesit e besimit ekonomik, vazhdon të qëndrojë mbi nivelet mesatare historike.

Një arritje e rëndësishme për stabilitetin makroekonomik, theksoi Malaj, është edhe performanca e çmimeve.

”Inflacioni mesatar gjatë vitit 2024 ka zbritur në 2,2%, një përmirësim i dukshëm nga 4,8% që ishte në 2023,” u shpreh Malaj.

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ibrahimaj konsultime me bankat

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të institucioneve bankare,…

Global 360

Osmani: Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi.

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ibrahimaj konsultime me bankat

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të institucioneve bankare,…