“BE për Shkollat”, 75 milionë euro për rindërtimin 63 institucioneve arsimore

Deri tani, në kontekstin e “EU4Schools” kanë përfunduar 59 objekte arsimore që ofrojnë kushte dhe standardet më të mira për fëmijët dhe mësuesit.


Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri, publikoi rezultatet e deritanishme në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kombëtarë dhe lokalë për rindërtimin apo riparimin e objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019.

Programi “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Europian me 75 milionë euro dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri, po mbështet rindërtimin dhe/ose riparimin e 63 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti, duke përfshirë çerdhe, kopshte, shkolla dhe konvikte. Rreth 25000 nxënës, fëmijë e mësues janë përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt.

Deri tani, në kontekstin e “EU4Schools” kanë përfunduar 59 objekte arsimore që ofrojnë kushte dhe standardet më të mira për fëmijët dhe mësuesit.

Sipas PNUD, nëpërmjet projektit “Mbështetja kroate për rimëkëmbjen e arsimit” (CERS), i financuar nga qeveria kroate dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri, është rindërtuar nga e para shkolla 9-vjeçare & kopshti “Iliria” në Fushë-Krujë, si dhe është mundësuar pajisja me mjetet më të fundit teknologjike të tetë laboratorëve të TIK në gjashtë bashki të ndryshme të vendit.

Ndërkohë, falë projektit “Mbështetja për Infrastrukturën Komunitare” (CIS), me financim nga qeveritë e Danimarkës 🇩🇰 dhe British Embassy Tirana, me bashkëfinancim gjithashtu të Bashkia Durres dhe zbatim nga UNDP në Shqipëri, janë rindërtuar ose riparuar tre objekte të ndryshme arsimore, pjesë e bashkisë Durrës: Shkolla 9-vjeçare “Zyber Sallaku” Manzë, Durrës; Kopshti “Isuf Ferra” dhe palestra e shkollës në Shkozet, Durrës; Shkolla e mesme e bashkuar “Jusuf Hoti” dhe kopshti i ri në Katund të Ri, Durrës.

Investimi në arsim është gjithmonë investimi më i mirë për të ardhmen. Në këtë aspekt, kemi hedhur gurthemelë të rëndësishëm për të ardhmen e brezave të rinj të Shqipërisë, shprehet PNUD.

Lexo më shumë nga

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në…