Votimi nga jashtë, KQZ: 53 905 regjistrime, 28 861 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 10734, më pas bashkia e Fierit me 8578, Korça me 6432, Durrësi me 4536 etj.


Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 53 905, ndërsa deri sot në orën 10:45 janë miratuar 28 861 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 34 305 (63,6%) kërkesa, ndërsa femrat janë 19 600 (36,4%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 15 478 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 14 963 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 10 224 dhe mbi 56 vjeç janë 7922 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 5318 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 16 933 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 18 049, e ndjekur nga Greqia me 13 587, Gjermania me 7389, si dhe nga SHBA me 4751.

Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 10734, më pas bashkia e Fierit me 8578, Korça me 6432, Durrësi me 4536 etj.

Thaçi në Hagë, Grenell e quan padrejtësi, Rama: Absolutisht, njollë mbi organin e drejtësisë ndërkombëtare

Rama ndau në rrjetet sociale mesazhin e të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump për misione të veçanta, Richard Grenell.

Global 360

Osmani: Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi.

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Thaçi në Hagë, Grenell e quan padrejtësi, Rama: Absolutisht, njollë mbi organin e drejtësisë ndërkombëtare

Rama ndau në rrjetet sociale mesazhin e të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump për misione të veçanta, Richard Grenell.