Turizmi është “kali ynë i betejës”, Rama: Kemi angazhuar arkitektë nga e gjithë bota për projekte që nuk i gjen në rajonin tonë

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot industrinë e turizmit si “kalin e betejës” për Shqipërinë, ndërsa u ndal te sfidat me të cilat përballet vendi përballë fluksit të shtuar turistik.


Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot industrinë e turizmit si “kalin e betejës” për Shqipërinë, ndërsa u ndal te sfidat me të cilat përballet vendi përballë fluksit të shtuar turistik.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos, kryeministri Rama mori pjesë sot në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”.

“Turizmi për ne është diçka e re, është një industri që po e ndërtojmë dhe nga e cila po shohim më së fundi zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet, nga çelja e maleve tona për turistët që duan të ngjiten e po kështu deri tek propozimi i Jared Kushner dhe familjes për të ndërtuar dhe zhvilluar deri tek një nga kompanitë më të mëdha të Lindjes së Mesme që po zhvillon një Port turistik, e kështu me radhë. Kështu që nuk ka asnjë shans që ne ta minojmë turizmin”, u shpreh Rama, ndërsa tha se “turizmi është kali ynë i betejës”.

Rama theksoi se përpara se sa të ndodhte e gjitha kjo, Shqipëria kishte sfidën që të realizohej kjo që është realizuar.

“Ndërsa tani përballemi me sfidën që të ruajmë ekuilibrin dhe të përpiqemi të mos humbim atë çfarë na duhet të ruajmë, duke ndërtuar atë për të cilën kemi nevojë. Është një sfidë shumë e madhe, sepse Shqipëria ka bukuri të mrekullueshme, një larmi të pabesueshme dhe ndërkohë na duhet që të kemi më shumë investime”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se për të realizuar këtë “Shqipëria ka angazhuar shumë arkitektë të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë që të na ndihmojnë për të pasur projekte me cilësi të ndryshme nga ato që kemi parë në rajon përreth nesh”.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, i cili përgjatë këtyre ditëve bëri bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror u mblodh nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…