Çelet panairi “FITUR 2025”, Kumbaro: Shqipëria nënshkruan një garanci të re suksesi për vitin 2025

Përmes një ceremonie në stendën që sinkronizon në çdo element ofertën shqiptare të mikpritjes, vendi ynë nisi sot prezantimin e përvojave turistike, në hapjen e madhe të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Fitur 2025 në Madrid.


Përmes një ceremonie në stendën që sinkronizon në çdo element ofertën shqiptare të mikpritjes, vendi ynë nisi sot prezantimin e përvojave turistike, në hapjen e madhe të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Fitur 2025 në Madrid.

Ministrja Mirela Kumbaro së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, kompanisë Air Albania, Shoqatës Shqiptare të Agroturizmit, turoperatorë e përfaqësues të sektorit publik e privat që marrin pjesë në këtë panair, përshëndeti hapjen e “Fitur 2025” duke theksuar ofertën e konsoliduar të tregut spanjoll në nivel vizitorësh dhe investimesh, si dhe rimëkëmbjen e fuqishme të vizitorëve nga tregjet e Amerikës Latine.

“Jemi sërish në Fitur, me një stendë edhe më të bukur, edhe më të freskët, “Albania All Senses”, me shumë partnerë, Shoqatën Shqiptare të Agroturizmit edhe partnerët tanë të përhershëm “Giz” të cilët na shoqërojnë kësaj radhe edhe me shijet shqiptare dhe me një partner të ri, “Air Albania”, që është tashmë një markë shqiptare që na çon nëpër qiej. Është shumë e rëndësishme për ne të jemi prezentë në panairin e Madridit, i pari që hap serinë e panaireve duke pasur parasysh dhe rritjen e vizitorëve nga Spanja, me 26% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. 110 mijë spanjollë e vizituan Shqipërinë në vitin 2024, si dhe dhjetëra-mijë vizitorë të tjerë nga Amerika Latine, falë pjesëmarrjes në këtë panair me shumë turoperatorë të tjerë privatë, kanë frekuentuar Shqipërinë duke zgjeruar hartën turistike. Pritet që viti 2025 në të cilin sapo kemi hyrë të jetë edhe më i begatë, rezervimet tashmë kanë nisur më herët se çdo vit tjetër. Vazhdojmë më pas me një ngjarje tjetër të madhe, siç është panairi ITB Berlin, ku Shqipëria do të jetë vendi i nderit. Të mirëpritur të gjithë në Shqipëri”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë pesë ditëve të panairit “Fitur 2025”, stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër aktivitetetesh, pjesë e axhendës së organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e konceptuar si një miks përvojash që prezantojnë Shqipërinë si destinacionin më emocionues në Europë: që nga përjetimet përmes eksplorimit virtual të vendit, tek “Albanian Nights” të frymëzuara nga trashëgimia e pasur e traditave të kulturës dhe jetës së komuniteteve, deri tek përvojat e degustimit të ofruara nga Shoqata Shqiptare e Agroturizmit.

Më herët, ministrja Kumbaro pati takime me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, ministrin spanjoll të Industrisë dhe Turizmit, Jordi Hereu, si dhe sekretaren e shtetit për Turizëm të Spanjës, Rosario Sánchez Grau, ku u diskutuan marrëveshje që çojnë përpara bashkëpunimin mes dy vendeve në inovacion, digjitalizim dhe kapacitete njerëzore.

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…