Zyrtari i lartë amerikan në Tiranë: Mbështetje për forcimin e demokracisë dhe sigurisë

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë.


Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma publikoi disa foto nga takimet e zhvilluara.

Verma në postimin e tij thekson se SHBA synon thellimin e bashkëpunimit për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.

“Vizitova Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, thuhet në një postim të publikuar në X.

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma, po ashtu zhvilloi takime në ambasadën e SHBA në Tiranë.

Ai postoi në Instagram foto nga takimi duke falënderuar Shqipërinë për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen.

“Ishte kënaqësi teksa mbajta një takim në Ambasadën në Tiranë. Angazhimi me fuqinë tonë punëtore është jetik ndërsa përballemi me sfidat përpara dhe eksplorojmë mundësi të reja së bashku. Faleminderit, Shqipëri, për pritjen tuaj të ngrohtë — jam mirënjohës për mbështetjen tuaj”, u shpreh ai.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi të martën se zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7-11 janar.

Sipas njoftimit, në Tiranë, ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve afganë, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…