Strategjia Kombëtare e Rinisë, Muzhaqi: 80% e monitoruar

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi foli në podkastin “Zëri i të rinjve të dëgjohet”, në kuadër të aktiviteteve që po organizohen me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, në zonën e parkingut nëntokësor në sheshin “Skënderbej”.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi foli në podkastin “Zëri i të rinjve të dëgjohet”, në kuadër të aktiviteteve që po organizohen me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, në zonën e parkingut nëntokësor në sheshin “Skënderbej”.

Muzhaqi u shpreh se të qenit ministër është një nga punët më të bukura që dikush mund të imagjinojë, por që njëherësh vjen me shumë përgjegjësi dhe objektiva.

“Në këto tre vite e kam kuptuar se çdo të thotë të përgjigjesh ndaj çdo të riu dhe çdo fëmije. Strategjia Kombëtare e Rinisë është një nga dokumentet më të mira që kemi bërë për rininë. Një dokument që mbulon periudhën 2022-2029 dhe ka si fokus arritjen e objektivave për t’i bërë të rinjtë më të aksesueshëm me gjërat në Shqipëri, nga pjesa e punësimit, arsimit, por edhe mirëqenia e tyre. Një paketë e tërë me shumë objektiva, që monitorohet dhe lajmi i mirë është fakti që deri tani jemi 80% të monitoruar, që do të thotë se puna është bërë. Të rinjtë kanë gjithmonë kërkesa që ndryshojnë çdo ditë, ndaj strategjia jonë lëviz shpesh sipas kërkesave dhe nevojave që të rinjtë kanë”, tha ajo.

Ministrja Muzhaqi theksoi se çdo program hartohet në konsultim me të rinjtë, për një përfshirje më masive të nevojave dhe ideve të tyre.

“Aktualisht po konsultojmë ndryshime në ligjin për rininë dhe po diskutojmë një ligj për vullnetarizmin që po bëhet në konsultim me ta dhe komentet e tyre i kemi integruar në pjesën e ligjit.

Pas përfundimit të orarit mësimor, të rinjtë duan sport, art dhe zeje dhe aktivitete konstruktive që i përfshijnë. Ne jemi duke shtrirë gamën e këtyre aktiviteteve në të gjithë vendin”, tha Muzhaqi.

Më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj në janar

14,5% më e lartë se viti i kaluar, gati 3 herë më shumë krahasuar më 4 vite më parë.

Global 360

Dhjetëra vende dënojnë sanksionet e SHBA-së ndaj ICC-së

Shtatëdhjetë e nëntë nënshkruesit janë nga 125 vendet anëtare të ICC-së.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj në janar

14,5% më e lartë se viti i kaluar, gati 3 herë më shumë krahasuar më 4 vite më parë.