“Antikorrupsioni”, Gogu: Kadastra dhe ATP me plane të mirëdizenjuara veprimi, digjitalizimi kryefjalë

Komisioni i posaçëm parlamentar Antikorrupsion i kushtoi një tryezë të drejtës së pronës, si një nga fushat që zë një vend të rëndësishëm edhe në raportet e Komisionit Europian.


Komisioni i posaçëm parlamentar Antikorrupsion i kushtoi një tryezë të drejtës së pronës, si një nga fushat që zë një vend të rëndësishëm edhe në raportet e Komisionit Europian.

Grupi i ekspertëve që ka punuar në këtë drejtim sugjeron ndërhyrje kryesisht në korrigjimin dhe përmirësimin e të dhënave kadastrale, në dixhitalizimin e pronës dhe hartave apo edhe lehtësime në procesin e aplikimit për regjistrimin e titujve të pronësisë.

Nënkryetari i Komisionit Toni Gogu, tha për Report tv, se “këto mund të bëhen vetëm me ndërveprimin e të gjithë aktorëve, Kadastra, ATP, sistemi gjyqësor, pushteti lokal, AKSH-i përmes e-Albania dhe sistemi i noterisë”.

Sipas tij , “dy janë institucionet që do të ballafaqohen me dallgën e ndryshimit dhe të kërkesave nga publiku shqiptar, kadastra, ku aty brenda janë të gjitha proceset sa i takon marrjes së dokumentacionit përkatës dhe ATP, ku duhet të garantohet që të gjithë ish-pronarët të marrin atë që u është mohuar për kohë të gjatë. Këto janë dy institucionet ku ndryshimet do jenë të mëdha dhe duhet të ballafaqohen me plane të mirëdizenjuara veprimi”.

Gogu theksoi se, “problematikat janë të gjitha aty, nga mbivendosja e pronave, nga pasaktësitë e regjistrimeve që janë në nivele të tmerrshme. Nga ana tjetër janë edhe gjetje se si ka ndihmuar teknologjia dhe se si do të jetë një nga kyçet e suksesit përkundrejt dhe integritetit të atyre punonjësve që do të marrin përsipër të merren me çështjen e pronave. Nëse do të ketë dy binar suksesi, do të jetë përdorimi i teknologjisë, digjitalizimi dhe integriteti”.

Në përfundim të punës së komisionit, për të gjitha institucionet do të ketë një kalendar me detyra të qarta, ndërsa të paktën deri më tani nuk artikulohet nevoja e ndryshimeve ligjore.

(ATSH)

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.

Global 360

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

Në ditën e parë të mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump shpalosi vizionin për një Amerikë më të guximshme dhe…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.