Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.


Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend dhe sipas strategjisë të prezantuar për turizmin 2024-2030, Shqipëria do të ndahet në gjashtë rajone turistike, ndërsa pagat e punonjësve në turizëm do të mbeten të larta edhe përtej pikut të sezonit veror.

Rrahman Kasa, presidenti i Unionit Shqiptar të Turizmit tha për ATSH se rritja e pagave në sektorin e turizmit ka qenë një shtysë për punësimin e të rinjve. “Rritja e pagave në turizëm ka qenë një shtysë shumë e mirë punësimi për të rinjve, por sërish turizmi mbetet një biznes sezonal. Aktualisht, turizmi në vend ka nevojë për rreth 15 mijë punonjës në çdo sektor dhe mundësi që shtrohen para janë vetëm dy: ose të marrja e punonjësve nga jashtë shtetit, ose ngjeshja e programeve mësimore në mënyrë që të punësojmë studentët gjatë tre muajve të pikut”, thotë ai.

Sipas INSTAT, pagat në sektorin e turizmit janë ndër më të lartat. Kasa thotë se këto paga janë reale dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla, sidomos në hotelet e qyteteve edhe përtej pikut të sezonit turistik.

Sipas draftstrategjisë që është hedhur për konsultim publik, deri në shtatë muajt e parë të këtij viti, Shqipërinë e vizituan gati 7.2 milionë turistë, por deri në fund të vitit pritet që shifra të rritet akoma. “Besoj që në total do të arrijmë rreth 12 milionë turistë këtë vit. Ndërsa, mund të them që sipas të dhënave zyrtare të Global Data, 30.9 milionë net qëndrime ndërkombëtare kanë qenë në vitin 2023 në Shqipëri, ndërsa këtë vit shifra është edhe më e lartë dhe pritet të publikohet”, shton Kasa.

Sa i takon sektorëve të turizmit që pritet të kenë më shumë interes në ditët e mbetura deri në mbyllje të këtij viti, përveç turizmit malor, agroturizmit, sipas presidentit të Unionit Shqiptar të Turizmit, turizmi kulturor do të ketë interes të shtuar, sidomos nga të huajt që vizitojnë vendin tonë në çdo periudhë të vitit.

Objektivat në strategjinë e re kombëtare të turizmit duket se janë të qarta, e shifrat për turizmin deri në vitin 2030 parashikohet të jenë shumë më të larta.

Synohet të arrihet rritje me 138% të netëqëndrimeve deri në 2030-ën, rritje me katër herë të të ardhurave në buxhetin e shtetit nga formalizimi i sektorit, rritje me 65% e të rinjve që do të vazhdojnë studimet e larta në një prej programeve dedikuar turizmit në të gjithë sistemin e mesëm e të lartë dhe rritjen me 26% të qëndrimit mesatar të turistëve në Shqipëri.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…