Manjani: Njohje automatike e viteve të punës të ish-punonjësve në bujqësi të paravitit 1993

Risitë që parashikon të sjellë reforma e re e skemës së pensioneve


Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh sot se, skema e pensioneve në vendin tonë, funksionon mbi bazën e parimit kontributiv, që do të thotë se qytetarët marrin mbrapsht kontributet që kanë derdhur ndër vite nga puna që kanë kryer.

Në takimin me pensionistë në qytetin e Durrësit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrat e linjës, Manjani theksoi se “ka dy elementë që ndikojnë në masën e pensionit: Vitet që kontribuojmë, por edhe mbi çfarë page kemi paguar kontributet e sigurimeve shoqërore”.

Sipas saj, është tjetër gjë të paguhen kontributet për 15 vite punë me pagë minimale, që është pensioni minimal, dhe tjetër gjë të punosh 38 vite të plota pune dhe të paguash kontribute mbi pagën maksimale.

“Këto janë dy elementë themelorë që përcaktojnë masën e pensionit”, u shpreh Manjani.

Ajo solli në vëmendje se gjatë vitit 2022 qeveria ka indeksuar dy herë pensionet dhe ka dhënë tre bonuse. Gjithashtu me reformën e vitit 2014 u arrit shtimi me 290 mijë i numrit të kontribuesve në skemë dhe pensionet u lidhën me masën kotributive.

Ajo u ndal në risitë që parashikon të sjellë reforma e re e skemës së pensioneve, ku veçoi se pensionistët që punojnë pas daljes në pension, çdo kontribut që ata derdhin do t’iu llogaritet njësoj si para viteve të daljes në pension.

“Një element tjetër që po ndërmerr qeveria me reformën e pensioneve është dhe njohja automatike e viteve të punës për të gjithë qytetarët që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, apo ndërmarrjet bujqësore para viteve 1993”, tha Manjani, teksa bëri të ditur se, për një reformë sa më bashkëkohore qeveria po sheh eksperiencat europiane për të zhvilluar dhe ndërtuar skemën e pensioneve me të gjithë faktorët e tregut të punës.

(ATSH)

Buxheti 2025, Vengu: 52.7 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes, investime për ringritjen e industrisë ushtarake

Projektbuxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Mbrojtjes mbështet modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe ringritjen e industrisë ushtarake.

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Buxheti 2025, Vengu: 52.7 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes, investime për ringritjen e industrisë ushtarake

Projektbuxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Mbrojtjes mbështet modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe ringritjen e industrisë ushtarake.