Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.


Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama pas takimit, presidenti Herzog tha se “për mua është shumë domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë kaq të dhimbshme për Izraelin. Po i afrohemi një viti qysh kur Hamasi sulmoi në mënyrë brutale Izraelin, një vit kur mijëra terroristë ndërhynë në vendin tonë, vranë egërsisht mijëra dhe rrëmbyen qindra izraelitë dhe shtetas të huaj në Gaza. Qysh prej asaj ditë errët në tetor Shqipëria është vendosur në mënyrë të palëkundur, është radhitur në anën e duhur të historisë”.

“Vendi juaj ka treguar edhe njëherë që qëndron krah popullit izraelit dhe ndërkohë që ne luftojmë të mbrojmë popullin, kufirin tonë dhe civilizimin tonë dhe që luftojmë veçanërisht për ëndrrën për të sjellë paqe mes nesh dhe Palestinës, që të gjithë në rajonin tonë të jetojmë në paqe”, theksoi Herzog.

Presidenti izraelit u shpreh se “puna jonë s’ka mbaruar ende, siç e përmendët, pengjet ende mbahen në mënyrë mizore në Gaza nën një shkelje mjaft të madhe të normave humanitare e ndërkombëtare. Kështu që duhet bërë gjithçka në mundësinë tonë për të sjellë në shtëpi të gjithë ata”.

“Për fat të keq po luftojmë në të njëjtën kohë më shumë sesa një armik terrorist dhe në fakt hija e gjakut që lidh të gjithë agjentët e urrejtjes është Irani dhe fiksimi i tij mizor antisemit në shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe këtu në Shqipëri e njihni mjaft mirë këtë regjim radikal. Por marrëdhëniet tona nuk fillojnë e mbarojnë aty. Shqiptarët dhe hebrenjtë siç e përmendët në mënyrë korrekte ndajnë një histori të gjatë dhe domethënëse. Hebrenjtë e mbarë Europës gjetën strehë në Shqipëri gjatë Holokaustit që është një dëshmi e traditës etike të rrënjosur thellë të shqiptarëve të çdo besimi fetar dhe shpirtit të jashtëzakonshëm të popullit shqiptar”, u shpreh ai.

Kemi shumë për të mësuar tanimë për njëri-tjetrin, jam shumë i kënaqur që gjendem këtu e që eksploroj rrugë të reja për të thelluar lidhjet tona në të gjitha sferat e jetës, me një rritje të konsiderueshme të konektivitetit në shumë sfera të jetës, sidomos në fushën ekonomike. Me mua këtu ka anëtarë të rëndësishëm të biznesit izraelit ne delegacion në këtë udhëtim dhe kjo në fakt tregon shumë për afërsinë tonë””, vijoi presidenti izraelit.

“Jam shumë i kënaqur që pata mundësinë që t’i diskutoja të gjitha këto gjëra personalisht në diskutimet tona, mjaft të frytshme sot edhe me presidentin tuaj e sidomos me ju, Edi që jeni miku ynë i dashur, miku ynë i shkëlqyer. Kombi i Izraelit kurrë nuk do të harrojë se ju dhe kombi shqiptar qëndruat krah nesh në këto kohë të vështira”, përfundoi ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.