Sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Opozita të marrë përgjegjësitë e saj në Komisionet e Posaçme

Në Kuvend nisi sot Sesioni VII i Legjislaturës X.


Në Kuvend nisi sot Sesioni VII i Legjislaturës X.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në fjalën e saj përshëndetëse u ndal tek anëtarësimi në Bashkimin Europian.

“Gjithëpërfshirja dhe garantimi i legjitimitetit demokratik në këtë proces, është prioritet absolut për të gjithë, ku nuk ka vend për dallim mes të majtësh dhe të djathtësh”, theksoi Spiropali.

Sipas saj, Kuvendi do të vijojë të mbështesë partneritetet strategjike të Shqipërisë me aleatët tanë të mëdhenj, SHBA, BE, NATO-n.

Kryeparlamentarja Spiropali u drejtoi edhe një thirrje deputetëve.

“T’i mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe qëndrimet tona, por me etikë parlamentare, duke respektuar institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qytetarët që na kanë votuar e na ndjekin”, tha ajo.

Debati dhe jo beteja, ndeshja e paprerë si të ndryshëm në ide, por të barabartë në të drejta, theksoi Spiropali, është rruga e vetme drejt të cilës ne do të detyrohemi të ecim.

“Jo pa keqardhje mendoj se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh, në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve ’90. Të jemi bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që do të duhet të realizojmë deri në fund të kësaj legjislature”, deklaroi ajo.

Spiropali bëri të ditur se do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa.

“Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve. Pozitive të bashkëpunojmë për komisionet hetimore, sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë”, u shpreh Spiropali, teksa fliste për komisionet e posaçme.

Kryetarja e Kuvendit foli dhe për opozitën, ku tha se ajo duhet të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj në këto komisione të posaçme.

“Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike. Të shndërrojmë Kuvendin në një hapësirë lirie, por edhe në arenën e një ushtrimi të vështirë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie. Shqyrtimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një ndër prioritetet e Kuvendit gjatë këtij sesioni”, deklaroi ajo.

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.