Gonxhja: Trashëgimi momentesh unike të popullit shqiptar nga Marubi

La si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 4000 negativë në xham të përmasave të ndryshme.


Përmes një kolazhi fotografish të realizuara nga Pietro Marubi (14 gusht 1832 – Shkodër, 22 maj 1903), ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, nderoi sot figurën e madhe të fotografisë shqiptare në ditën e lindjes.

“Me pasionin dhe përkushtimin e tij, Marubi vendosi themelet e fotografisë artistike në Shqipëri, ku nëpërmjet lenteve, na ka lënë një trashëgimi të madhe momentesh unike dhe emocione të popullit shqiptar ndër vite”, shkroi ministri Gonxhja.

Pak dihet saktësisht për vitet para ardhjes së tij, në Shqipëri. Udhëtimi i tij nisur nga Italia ka si piketa Korfuzin e Greqisë, kalimin në Shqipëri duke u ngjitur prej jugut në veri, nga Vlora në Durrës, gjersa arrin e vendoset përfundimisht në Shkodër. Vinte me njëfarë përvojë si arkitekt, piktor e skulptor, e ndër veprat e tij më të përmendura në Shkodër janë projekti i Katedrales Katolike të Shën Shtjefnit, Selisë së Konsullatës Italiane dhe pikturat murale të Kishës Ortodokse.

Në Shkodër ka meritën e sjelljes së mediumit të fotografisë, në 1856, kur ishte vetëm 22 vjeç. Marubi hapi studion e parë fotografike (Foto – Studio “Marubbi”, Casa Fondata nel’ 1856). Duke u gjendur në krye të një aktiviteti premtues, ai mori si ndihmës bijtë e Rrok Kodhelit, Matinë e Kelin. Kujdeset që t’i instruktojë ata në fushën e fotografisë duke i dërguar rreth viteve 1875 të njihen më thellë me këtë medium pranë studios fotografike “Sebastianutti and Benque” në Trieste të Italisë.

Marubi realizoi kartolina me foto shqiptarësh veshur me kostume të zonave fushore e malore, si dhe portrete kartëvizitash në formate të ndryshme.

Në fillim të viteve 1870 punonte dhe si reporter i revistave të huaja si: “L’Illustrazione Italiana”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustrated London News” duke pasqyruar me fotografi jetën në Shqipërinë e atyre viteve. Ishte mësuesi i parë i artit në Kolegjin Saverian të Jezuitëve (1878). Fotografoi edhe në vendet fqinje si familjen mbretërore të Malit të Zi, por dhe banorë e peizazhe. Teknika e përdorur fillimisht prej tij ishte ajo e kolodiumit të njomë e më pas e xhelatinës së thatë. La si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 4000 negativë në xham të përmasave të ndryshme.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.