Mashtrimi me mikrokreditë, Manja: Asnjë tolerancë për përmbaruesit që shkelin ligjin

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha sot se 11 përmbaruesit privatë të cilët rezultuan të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë u është hequr licenca dhe janë kallëzuar pranë prokurorisë.


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha sot se 11 përmbaruesit privatë të cilët rezultuan të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë u është hequr licenca dhe janë kallëzuar pranë prokurorisë.

Në fjalën e tij në Kuvend, ndërsa po diskutohej një marrëveshje në fushën e drejtësisë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ministri Manja theksoi se qeveria ka bërë detyrën që i takon sipas ligjit. Kreu i Ministrisë së Drejtësisë po ashtu garantoi se cilido nga përmbaruesit që do të kapet duke shkelur ligji do të kallëzohet në prokurori dhe do t’i hiqet licenca. Manja tha se kallëzimi i parë për shkelje nga përmbaruesit rezulton në vitin 2020, ndërsa monitorime dhe kontrolle janë kryer çdo vit, duke vijuar deri në ditën e sotme.

“Pothuajse i është nënshtruar kontrollit e gjithë trupa e përmbarimit privat, 11 licenca të hequra, licenca të atyre përmbaruesve që kanë shkelur ligjin në rastin konkret, që në gjykimin tonë si Ministri e Drejtësisë, kanë kryer shkelje të ligjit penal”, tha Manja.

“Më 31 maj 2024, 11 përmbarues privatë të cilëve iu hoq licenca, përfshirë dhe noterë të caktuar, institucione mikrokrediti, vendime të cilat i kanë ekzekutuar këto përmbarues, janë në ndjekje penale nga prokuroria. Në këtë pikë Ministrisë së Drejtësisë i takon vetëm një gjë, të bashkëpunojnë ngushtësisht me hetimin penal për ti shkuar deri në fund kësaj të vërtete”, tha Manja.

“Do të vazhdojmë me të njëjtin intensitet dhe ritëm, se kush përmbarues privat shkel ligjin, s’do hezitojmë t’i denoncojmë në prokurori. Të zbardhet skema si është vepruar në rastin konkret. Ne s’kemi heshtur, kemi bërë detyrën. S’duam asnjë meritë, sepse detyrën kemi bërë, atë që na e ngarkon ligji dhe për të cilën paguhemi”, nënvizoi ministri i Drejtësisë.

Manja në fjalën e tij, komentoi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për profesionet e lira, siç është shërbimi i Përmbarimit. “Për momentin, pa taksa, prej vendimit të Kushtetueses, por s’do të thotë që do jetë pa taksa, pasi Gjykata e prishi për proporcionalitet, jo për faktin nëse duhet vendosur apo jo taksa”, u shpreh Manja.

(Marrë nga ATSH)

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA