Gonxhja: Festa “Tava e krapit” në Shkodër, ndërthurje e traditës me turizmin

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja postoi në rrjetet sociale momente nga kjo festë.


Shkodra përjetoi atmosferë festive ndërsa u zhvillua festa e “Tavës së krapit”.

Kjo festë përbën risi në Shkodër dhe solli një ndërthurje të traditës me turizmin dhe artizanatin, mjeshtrisë e kulturës qytetare në përgjithësi, me gatimin tipik shkodran, të “Tavës së krapit”.

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja postoi në rrjetet sociale momente nga kjo festë.

“Një festë e re me theks traditat, e cila solli në vëmendje gatimin lokal Shkodran, duke sjellë së bashku aktorët e komunitetit, që nga ambientalistët e liqenit të Shkodrës, varkapunuesit, peshkatarët, fermerët e zonës, që ofrojnë e prodhojnë ushqimet e këtij gatimi, të rinjtë e përfshirë në arsimin profesional të kuzhinës dhe të turizmit, si dhe shumë vizitorë turistë”, shkroi Gonxhja.

Shkodra këtë sezon turistik ofron paketë të plotë si me vizitat historike dhe kulturore ashtu edhe në argëtim.

Tradita & Socializim! 🇦🇱

🎣🎉🧑🏻‍🍳 Festa e “Tavës së krapit” në 📍Shkodër, një risi e cila solli një ndërthurje të traditës me turizmin dhe artizanatin, mjeshtrisë e kulturës qytetare në përgjithësi, me gatimin tipik shkodran, të “Tavës së krapit”. 😋

🍷Një festë e re me theks traditat, e cila solli në vëmendje gatimin lokal Shkodran, duke sjellë së bashku aktorët e komunitetit, që nga ambientalistët e 🏞️liqenit të Shkodrës, 🚣varkapunuesit, 🎣peshkatarët, 👩‍🌾fermerët e zonës, që ofrojnë e prodhojnë ushqimet e këtij gatimi, të rinjtë e përfshirë në arsimin profesional të kuzhinës dhe të turizmit, si dhe shumë vizitorë turistë! 👫

#TavaeKrapit #MEKI #BashkiaShkodër #Ekonomia #Artizanati #Turizmi #Kultura 😋

Posted by Blendi Gonxhja on Monday, June 24, 2024

Denaj: Nxitje aplikimeve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë dhe Garancinë Sovrane

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha sot se ka përfunduar bashkëbisedimi me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Denaj: Nxitje aplikimeve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë dhe Garancinë Sovrane

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha sot se ka përfunduar bashkëbisedimi me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe…