
Tag: Festat Lokale
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Korçë, ku festivali “Serenights” ka sjellë muzikën dhe kulturën në rrugicat e Pazarit të Vjetër.
Në Librazhd u zhvillua “Festa e Mjaltit”, një aktivitet që prej nëntë vitesh bashkon bletërritësit dhe prodhuesit e zonës, duke promovuar mjaltin dhe produktet e bletarisë shqiptare.
Hedhja e rasatit u zhvillua në kuadër të Festës së Koranit, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Pogradecit dhe që ndërthur promovimin e biodiversitetit, traditës së peshkimit dhe gastronomisë lokale.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festimeve
Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më të mëdha verore në vend, i cili këtë vit shënon edicionin jubilar të 20-vjetorit.
Krahina e Mokrës do të mirëpresë më 8 gusht edicionin e shtatë të “Mokra n’Fest 2026”, një aktivitet që synon të promovojë trashëgiminë kulturore, traditat, kulinarinë dhe bukuritë natyrore të kësaj zone me vlera të veçanta.
Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, e cilësoi aktivitetin si “një natë magjike në zemër të Apolonisë”, ku mijëra qytetarë u bënë pjesë e një feste që bashkoi traditën, muzikën dhe shpirtin e Myzeqesë.
Qindra vizitorë nga Elbasani, qytete të tjera të vendit dhe turistë të huaj morën pjesë në festën e zhvilluar në qendër të fshatit, ku nuk munguan muzika, aktivitetet argëtuese dhe panairet me produkte vendase.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara gjatë festivalit, i cili solli elementë autentikë të trashëgimisë shqiptare dhe krijoi një atmosferë festive që bashkoi brezat.
Në Vllahinë të bashkisë së Selenicës u zhvillua sot edicioni i dytë i “Festa e Verës dhe Rakisë”, nën moton “Wine Fest-Traditë dhe Trashëgimi”.









