King-Smith: Mbretëria e Bashkuar, partner i angazhuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë

Në pritjen e organizuar me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së tij, Mbretit Karl III, ambasadori britanik vlerësoi se Shqipëria ka një potencial të madh.


Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u shpreh sot se gjatë 3 viteve të qëndrimit të tij si diplomat i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka arritur të farkëtojë marrëdhënien më të fortë të mundshme mes dy vendeve.

Në pritjen e organizuar me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së tij, Mbretit Karl III, ambasadori britanik vlerësoi se Shqipëria ka një potencial të madh.

“Dhe pikërisht për këtë, jam i qartë se ky vend do të arrijë gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen. Si ambasador britanik, unë vendosa të farkëtoj marrëdhënien më të fortë të mundshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ashtu siç edhe Sekretari i Jashtëm britanik, Lord Cameron tha kur ai vizitoi Shqipërinë muajin e kaluar, ne kemi tashmë një partneritet të gjerë që po lulëzon. Një partneritet për sigurinë. Një partneritet për mbrojtjen. Një partneritet të zhvillimit ekonomik dhe tregtar. Një partneritet për drejtësinë”, tha ai.

Ambasadori theksoi se “kjo është bërë e mundur si rrjedhojë e miqësisë sonë dhe punës suaj të palodhur”.

“Tani, vende të tjera duan të mësojnë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar. Mënyrën se si krijuam një partneritet dypalësh që po jep kaq shumë rezultate, kaq shpejt. Vitin e kaluar ju bëra thirrje të bëjmë çfarë është e mundur për t’i bindur të rinjtë të mos shkatërrojnë jetët e tyre, duke udhëtuar në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ambasadori britanik.

King-Smith tha se Mbretëria e Bashkuar është një partner i angazhuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, ndërsa theksoi se “në arenën ndërkombëtare ne përshëndesim si Shqipëria vazhdon të jetë një prej aleatëve tanë më të fortë në NATO, në mbështetje të Ukrainës dhe në qëndrimin ndaj Rusisë në Kombet e Bashkuara”.

Në këtë kuadër, Ambasadori tha se ky guxim vlerësohet shumë.

“Ne do të vazhdojmë mbështetjen për ju, si në aspektin e sigurisë ashtu dhe atë ekonomik. Ne do t’ju ndihmojmë të nxisni lidhjet rajonale dhe të investoni në hekurudha dhe infrastrukturë, në mënyrë që ju dhe gjithëkush, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, të mund të udhëtoni lehtësisht, të bëni tregti dhe biznes me njëri-tjetrin. Ne do të mbështesim bashkëpunimin tonë të shkëlqyer për sigurinë kufitare, do të forcojmë mbrojtjen tuaj kibernetike dhe do të kryejmë më shumë operacione të përbashkëta mes forcave tona policore, prokurorëve dhe agjencive të inteligjencës për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, shtoi ai.

Ambasadori u shpreh se “ndërsa gjithashtu ekzistojnë shumë kërcënime të jashtme, sfida më e madhe e Shqipërisë, ndërsa vazhdon në rrugën e saj euro-atlantike, me shumë gjasa vjen së brendshmi”.

“Në vitet e ardhshëm, Shqipëria do ta përmbushë potencialin e saj të plotë vetëm nese ju merrni pjesë në një përpjekje të përbashkët për të çrrënjosur korrupsionin, për të forcuar institucionet tuaja demokratike dhe për t’i nxjerrë kriminelet para ligjit. Të gjithë parlamentarëve, zyrtarëve, politikanëve dhe partnerëve të tjerë, jam i kënaqur këtë mbrëmje që shoh kaq shumë përfaqësues të gjyqësorit, institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile të mbledhur së bashku”, tha ambasadori.


Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministra të kabinetit qeveritar, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe zyrtarë të lartë e përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vlerësoi se “miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar vijnë duke u forcuar dhe intensifikuar vit pas viti, dëshmi e qartë se Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet një aleate e vendosur e popullit shqiptar”.

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…