Gjimshiti: E njohim Italinë, do jemi të kujdesshëm

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti deklaroi sot se, sfida ndaj Italisë është shumë e rëndësishme dhe një fitore do t’i jepte Kombëtares më shumë vetëbesim.


Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti deklaroi sot se, sfida ndaj Italisë është shumë e rëndësishme dhe një fitore do t’i jepte Kombëtares më shumë vetëbesim.

Në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme me Italinë e vlefshme për grupin B në “Euro 2024”, Gjimshiti tha se, “sigurisht që janë 3 ndeshje të rëndësishme. Çdo ndeshje është e vështirë dhe e rëndësishme, por sigurisht që nëse e nis me këmbën e mbarë të ndryshon rrugëtimin dhe të jep vetëbesim dhe mund të ndryshojnë gjërat në këtë grup”.

Për duelin me shokun e skuadrës tek Atalanta, sulmuesin italian Scamacca, Gjimshiti tha se, “e njoh shumë mirë. Kam një vit që luaj bashkë me të. Nuk kam folur nga hera e fundit kur festuam bashkë fitoren e Europa League, por besoj që nuk është me rëndësi Gjimshiti me Scamaccën por Shqipëria me Italinë dhe ajo është gjëja më e rëndësishme”.

I pyetur nëse forma jo e mirë që ka treguar Italia në miqësore, mos jetë një kurth, Gjimshiti tha se, “sigurisht që jemi përgatitur. Besoj që trajneri na ka treguar ku është forca e tyre dhe duhet të kemi kujdes. Sigurisht që do të jemi gati”.

I pyetur se sa ka të bëjë eksperienca e fituar në serinë A për kombëtaren shqiptare, Gjimshiti tha se eksperienca ka të bëjë shumë. Edhe trajneri ka një të shkuar në Itali. Shumë lojtarë tanët kanë një të shkuar në Itali ose luajnë akoma në Itali. Sigurisht siç e kam thënë shumë herë kjo mund të të ndihmojë sepse njeh kundër kujt luan dhe kë ke përballë dhe mund të të ndihmojë. Por sigurisht luan kundër Italisë që është një Kombëtare që luan gjithmonë për të fituar trofeun dhe duhet të jemi të kujdesshëm”.

I pyetur nga mediat italiane për zgjedhjen që disa nga lojtarët e Kombëtares kanë bërë për të luajtur me Shqipërinë, pavarësisht se kanë lindur në vende të tjera, Gjimshiti u shpreh se, “është shumë e thjeshtë, pasi ne flasim shqip në shtëpi. Prindërit tanë janë rritur në Shqipëri, apo shumë prej tyre në Kosovë, të gjithë megjithatë jemi shqiptarë. Edhe pse kemi jetuar në vende të tjera dhe ndoshta jemi lindur në vende të tjera, por megjithatë kemi folur shqip në shtëpi, jemi rritur me traditat dhe zakonet shqiptare dhe ky ka qenë një vendim logjik”.

Shqipëria përballet me Italinë në ndeshjen e parë të kuqezinjve të “EURO 2024”, e cila do të luhet në Dortmund, më 15 qershor, në orën 21:00.

Lexo më shumë nga

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA