Balluku: Krijojmë Akademinë Ajrore të Aviacionit Civil

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh sot se, “zhvillimi i shpejtë i Aviacionit Civil në vendin tonë ka nxjerrë nevojën për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh sot se, “zhvillimi i shpejtë i Aviacionit Civil në vendin tonë ka nxjerrë nevojën për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Ndaj do të krijojmë Akademinë Ajrore me fokus rritjen e kapaciteteve njerëzore për të gjithë industrinë e Aviacionit Civil”.

Duke marrë fjalën në Kuvend, për projektligjin që ka të bëjë me aviacionin civil, Balluku tha se, “një strategji kombëtare që kemi nisur në 2019, është ajo që sot po zbatohet dhe të gjitha arritjet kanë qenë të parashikuara dhe të arritura sipas kësaj strategjie”.

Bulluku u ndal në treguesit e këtij sektori.

“Trafiku ajror në Shqipëri ka një rritje progresive, numri i fluturimeve parashikohet të rritet me 10% gjatë vitit 2024, krahasuar me 2023 dhe 55% krahasuar me 2019, si viti i fundit normal para pandemisë. Shqipëria gjatë vitit 2023 u rendit ndër vendet e para në Europë për rikuperimin e trafikut, me një rritje 31%. Parashikimi për 2024 tregon për një rritje me 32 % të fluturime terminale krahasuar me 2023″.

Ajo gjithashtu solli në vëmendje disa projekte të rëndësishme që përfshijnë aeroportin e Vlorës, si edhe atë të Gjirokastrës. Më tej, ajo shtoi se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Po punojmë me ritme të shtuara që të nisim operimet në pranverën e 2025-ës, në një tjetër aeroport ndërkombëtar në jug të vendit, në Aeroportin e Vlorës. Në dhjetor 2024 ne mbyllim të gjitha punimet civile dhe hapim procesin e licencimit të aeroportit të Vlorës, që do të jetë më i madhi në Ballkanin Perendimor, duke e çuar Shqipërinë në një hap drejt fluturimeve transoqeanike”, tha Balluku.

“Shumë shpejt do të nisim procedurat për garën ndërkombëtare dhe ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës, duke e bërë vendin tonë me 4 aeroporte ndërkombëtare nga jugu, në veri të vendit. Ndërsa investime të reja parashikohen për mirëmbajtjen e avionëve apo dhe hangarët”, u shpreh Balluku.

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.