Certifikimi i produkteve tipike, Denaj: Prodhuesit, tarifë zero për 5 vitet e para

Produktet tipike “Made in Albania” janë specialitetet tradicionale të të parëve, të pandryshuara deri në ditën e sotme.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se për 5 vitet e para, asnjë prodhues që dëshiron të certifikojë produktin e tij tipik, nuk do të paguajë tarifë.

Produktet tipike “Made in Albania” janë specialitetet tradicionale të të parëve, të pandryshuara deri në ditën e sotme. Certifikimi i tyre si specialitete tradicionale të garantuara, me tregues gjeografikë apo produkte të origjinës, i bën këto prodhime asete të çmuara të kuzhinës dhe ofertës turistike shqiptare.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Denaj foli për mbështetjen adresuar sektori të bujqësisë dhe fermerëve.

Konkretisht tha ajo, “së bashku me përfaqësues të FAO-s së fundi mundësuam një proces të ri për të luftuar sëmundjet e gështenjës, që është pasuri kombëtare dhe produkt prej të cilit përfitojnë të ardhura ekonomike, një pjesë e konsiderueshme e familjeve në Tropojë por dhe zona e Dukagjinit, Reçit në Malësinë e Madhe”.

“Lufta biologjike për mbrojtjen e gështenjës nga sëmundjet, është një metodë e re, ndryshe nga ajo me pesticide që përdorej më parë. Ne e mbështesim luftën biologjike në bujqësi dhe për këtë qëllim këtë vit, kemi zeruar TVSH-në për të gjitha insektet”, tha Denaj.

Sipas saj, Shqipëria zotëron pyllin më të madh të gështenjave në Ballkan, me sipërfaqe 10000 hektarë, 30% e të cilit ndodhet në Tropojë.

Duke u ndalur në disa aspekte kryesore të punës në dikasterin që ajo drejton, Denaj, theksoi se “në MBZHR po punojmë që të gjitha institucionet të vënë në jetë një plan masash për përmirësime të ndjeshme institucionale”.

Duke qenë të vetëdijshëm, vijoi ajo, për problematikat ekzistuese me fokus edhe disa procese në AZHBR si dhe një riformatim i metotodologjisë për inspektimet me bazë risku për AKU-në, jemi të bindur që kemi hedhur themelet për adresimin e problemeve dhe forcimin e institucioneve tona.

“Në kuadrin e integrimit po shikojmë përafrimin e legjislacionit me BE. Sot ne kemi çuar përpara proceset digjitale ku 95% e këtyre shërbime kryhen online pa kosto. Sot 19 shërbime ofrohen online për fermerët dhe jemi në përgatitjen edhe të 25 shërbimeve të tjera, teksa i kemi kursyer prodhuesve të bujqësisë 600 ditë pune me ofrimin e shërbimeve online”, tha Denaj.

(Marrë nga ATSH)

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.

Global 360

Lamtumirë qindarka, Trump heq monedhën e parë amerikane

Qindarkat kushtojnë më shumë se sa vlejnë dhe ekspertët kanë bërë thirrje për eliminimin e tyre prej vitesh.

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.