Platforma “etransport”, një mundësi e re informacioni për Shqipërinë turistike

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit (DPSHTRR) ka vënë në dispozicion të udhëtarëve platformën “etransport”, përmes të cilës ata mund të orientohen për të lëvizur më shpejt nëpër të gjithë vendin.


Në prag të sezonit veror turistik, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit (DPSHTRR) ka vënë në dispozicion të udhëtarëve platformën “etransport”, përmes të cilës ata mund të orientohen për të lëvizur më shpejt nëpër të gjithë vendin.

Udhëtarët mund të shkarkojnë aplikacionin në telefonat e tyre dhe të marrin informacion për transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve të tyre.

Ata po ashtu mund të marrin informacion orientues në porte, aeroport dhe pikat kryesore të mbërritjes së qytetarëve dhe turistëve.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i DPSHTRR-së, Ilir Mëngra.

“Mirësevini në Shqipëri! Jemi pranë çdo qytetari për të siguruar informacion në lidhje me transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve tuaja të preferuara. Me vetëm një klikim në platformën tonë https://www.etransport.al/, ju mund të gjeni itinerarin tuaj, vendndodhjen e stacionit, oraret e nisjes dhe mbërritjes, si edhe kontaktet e operatorëve. Shkarkoni aplikacionin në Play Store dhe App Store. Le të bëjmë udhëtimin tuaj më të lehtë dhe më të sigurt bashkë”, shtuan Mëngra në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, kjo është një eksperiencë e re orientimi mbi rrjetin e linjave ndërqytetase.

“Transporti ndërqytetës është tani më i lehtë se kurrë. Sjellim një eksperiencë të re orientimi mbi rrjetin e linjave ndërqytetëse, duke u përgatitur për të implementuar bileta elektronike. Inkurajojmë transportin publik si një alternativë të shkëlqyer për turizmin dhe lëvizjen nëpër Shqipëri. Ju ofrojmë informacion orientues në porte, aeroport dhe pikat kryesore të mbërritjes së qytetarëve dhe turistëve”, bëri të ditur Mëngra.

Shkodra shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2025

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha lajmin nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur Qyteti Evropian…

Global 360

”Politico”: Meloni personi më i fuqishëm në Evropë në 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë të dhënë nga gazeta ”Politico” në…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shkodra shpallet Qyteti Evropian i Sportit 2025

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dha lajmin nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur Qyteti Evropian…