Zyrtarja e KiE: Ekspertizë në uljen e dosjeve të prapambetura në gjykata

Drejtuesja e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re, tha sot se Bashkimi Europian do të mbështesë përmes ekspertizës drejtësinë shqiptare, për të rritur efikasitetin, për të mënjanuar ekzistencën e dosjeve të prapambetura.


Drejtuesja e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re, tha sot se Bashkimi Europian do të mbështesë përmes ekspertizës drejtësinë shqiptare, për të rritur efikasitetin, për të mënjanuar ekzistencën e dosjeve të prapambetura.

E pranishme në tryezën e organizuar në Tiranë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për prezantimin e strategjisë së re për uljen e numrit të dosjeve të prapambetura në gjykata 2024-2027, zyrtarja e Këshillit të Evropës tha se institucionet e drejtësisë duhet të përdorin në mënyrë më efikase instrumentet që kanë në dispozicion.

“Përgjatë viteve asistenca jonë ka qenë në shërbim të përdoruesve të gjykatës, partnerët tanë dhe veçanërisht gjykatat e brendshme dhe institucionet e reja të drejtësisë, që kanë synim për t’iu mbështetur në punën e tyre të përditshme për të pasur më efikasiteti dhe për të dhënë drejtësi cilësore ndaj qytetarit”, tha Re.

Sipas saj, bashkëpunimi me KLGJ ka qenë tejet i frytshëm.

“Falënderoj KLGJ për bashkëpunimin që kam pasur në fushat prioritare të reformës në drejtësi dhe në proceset e tjera komplekse, si propozimi për hartën gjyqësore në përputhje me treguesit e Komisionit Europian për Efikasitetin në Drejtësi në Këshillin e Europës (Sepezhit) dhe për sistemin e menaxhimit elektronik të rasteve”, vijoi Re.

“Lidhja mes eficencës dhe uljes së dosjeve të prapambetura është thelbësore, prandaj, ende ka nevojë të çojmë më tej përpunimin e këtyre të dhënave në sistemin gjyqësor si statistika të përputhura me praktikën evropiane dhe që vlerëson backlogun”, u shpreh Re.

Sipas saj, “Këto shërbime, e vendosin qytetarin në qendër të vëmendjes dhe të gjitha këto na duhen, por po ashtu ka nevojë për ngritje kapacitetesh për profesionistët e drejtësisë dhe magjistratët për përdorimin efikas të mjeteve dhe instrumenteve të disponueshëm”.

Re shtoi se kjo situatë nuk duhet të përsëritet më në të ardhmen, ndërsa garantoi mbështetjen e familjes europiane me ekspertizë.

“Ka nevojë për ngritje kapacitetesh për magjistratët dhe përdoruesit e drejtësisë për të përdorur më me efikasitet mjetet dhe instrumentet. Të gjitha fushat kanë pësuar progres, falë dhe angazhimit të sektorit të drejtësisë me synimin përfundimtar për të bërë sa më të drejtë kohën e procesit gjyqësor, për të dhënë drejtësi brenda një kohe të caktuar, ku shërbimet gjyqësore të jenë sa më pranë dhe afër qytetareve”, tha ajo.

“Komisioni Europian për Efikasitetin në Drejtësi në Këshillin e Europës (Sepezhi) ka miratuar instrumentin e ri për dosjet e prapambetura, të gjitha këto janë të përshtatura me natyrën e kontekstin shqiptarë dhe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe në respektim të plotë të me pavarësinë e gjyqësorit në vetvete. Përmes kësaj ekspertizë, kemi zotimin për t’u bërë bashkë me ju” tha Re gjatë fjalës së saj.

Strategjia e re e hartuar nga KLGJ bën bashkë të gjitha institucionet e drejtësisë dhe ka si qëllim që t’i japë zgjidhje dosjeve të prapambetura, të cilat ende nuk janë gjykuar nga togat e zeza. Strategjia parashikon që stoku i dosjeve të shqyrtohet përfundoi brenda vitit 2027.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…