“Sweet sixteen” — 16-vjeçarja e ëmbël Violeta Beshiri!

Vajzë e hijshme, e bukur si zanë dhe me një zë potent. Violeta është pranvera e këngës durrsake.


Nga Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

11 maji i vitit 2024, shënon ngjarje pikante në jetën artistike të Durrësit. Në sallën qendrore të teatrit “A. Moisiu”, u dha koncerti recital i këngëtares së re 16 vjeçare Violeta Beshiri. Ajo ka mbështetjen e të gjitha forcave kualifikuese dhe profesionale në qytet, duke nisur nga kompozitori Ylli Ramzoti, shkrimtari Agim Bajrami, koreografi Arian Plaku që është edhe krijuesi i studios së kërcimit me të njëjtin emër dhe institucioneve kryesore kulturore dhe artistike.

Violeta Beshiri, e çfaqi talentin e saj që në moshën 8 vjeçare, duke shënuar në fund të dekadës së parë të jetës arritje të rëndësishme. Kënga “Ty mbi rërë të vizatoj” me muzikë të Ylli Ramzotit dhe poezi të Agim Bajramit, fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës për fëmijë në Durrës, më pas në Festivalin e 57-të Mbarëkombëtar të Fëmijve në Shkodër dhe çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar organizuar në Rozhaje të Malit të Zi. Që në atë vit u fol shumë, se në skenën artistike durrsake të interpretimit, po çfaqej një yll në shkëlqim. Dhe kjo është Violeta Beshiri.

Vokali i saj, ndonëse në moshë të njomë prek muzikën operistike, të lehtë dhe popullore. Violeta luan në piano, thur vargje dhe ka në plan të krijoj edhe tekste këngësh dhe pse jo edhe muzikën e tyre. Duke patur mbështetje të fuqishme prindërit Dalina dhe Julian Beshiri, të vëllanë Entoni Beshiri, mësuesen e muzikës, profesionisten e njohur Edmonda Rotani Çeçi, drejtuesit e shkollës jo publike “Mihal Ekonomi” Elsa dhe Vasil Hila, falë edhe talentit të saj, Violeta po ngjit me kujdes dhe e sigurtë, hapa cilësore në rrugën e këngës.

Me 11 maj 2024, ishte nata e saj, ishte historia e saj e këngës, ishte lejekalimi më serioz që i dha artëdashësi durrsak, ngjitjes për në kalanë e lartë të mjeshtrisë artistike. Si një lule maji, kjo princeshë e këngës, si një trëndafil gjigand hapi petalet, duke shpërndarë aromën më dehëse për në qarqet artistike të vendit.

Pas këtij recitali, Violeta Beshiri i jep fund adoleshencës së hershme dhe kap fillimin e karierës, për në festivalet e radios dhe këngës magjike. Dhe në mënyrë figurative, në këngën e parë të recitalit “Mbi krahët e tu”, ajo i krijon besimin e duhur të jatit, se ka rritur aftësitë dhe mundësitë të eci e sigurtë në thellësinë e mjeshtërisë së këngës.

Dikur fëmijë e kujtoj/ nga puna vije çdo ditë/ Dy duar më shtrëngonin fort/dhe lart më ngrinin pa frikë./Dhe rritesha në çast o babi im/ E madhe më dukej bota/ Tërë qiellin atje unë prekja/ Në krahët e tu, të forta/ Tani u rrita babi im/ Në krah smë mban dot lehtë/Por më mësove si në jetë/Pa frikë të eci vetë.”

Ky tekst i Mimoza Tola-s dhe muzikë të Ylli Ramzotit, shënon ecurinë, rritjen dhe pjekurinë artistike të Violeta Beshirit. Koncerti recital, me regji të Dalina Beshirit dhe kopsitur si program nga krijuesi i njohur i muzikës Ylli Ramzoti, evidentonte këtë këngëtare potente në shumë plane.

Timbri i zërit të saj ngjasonte me dallgët e detit, herë në rritje dhe herë në bunacë, duke e gozhduar shikuesin dhe befasuar në forcën interpretuese të njërës prej zërave më të fuqishëm dhe më në rritje të këngës durrsake.

Ajo guxoi të këndonte “Nessun dorme”, arie nga opera “Turando” e Xhakomo Puçinit. Këtu duket dora mjeshtërore e mësueses së muzikës Edmonda Rotani, që ia kishte përshtatur këtë kryevepër të muzikës botërore vokalit, timbrit dhe intonacionit të Violeta Beshirit. Suksesi mbeti i varur në duartrokitjet e të pranishmëve, të cilët e ndjenë dhe e prekën se kishin të bënin me një zë cilësorë dhe me një këngëtare, që do t’i jap nder dhe krenari artit dhe kulturës durrsake.

Vajzë e hijshme, e bukur si zanë, me veshje të ndrueshme shumëngjyrëshe, me lule të dhuruara nga miqtë dhe të njohurit e tjerë, konkuronte vetë pranverën, duke u kthyer në pranverë të shpresës dhe formëzimit të një zëri potent, tërheqës, melodioz me magjinë e kureshtjes dhe interpretimit.

Violeta Beshiri nuk u ndal këtu. Nga mikrofoni i saj, dolën tingujt dehës dhe joshës që gëzuan shpirtërat e të pranishmëve të këngëvë “Halelujah”, duke e shoqëruar shoqja e klasës Anja Canaj, “Nuk jam më”, I’m outta love”, “My way” etj. Në këngën “Ëndërr”, Violeta duke çfrytëzuar tekstin prekës, tregoi se ka lindur me 9 maj 2008 në qytetin italian të Bergamos, por zgjodhi dëshirën e pakthyeshme të jetës dhe ndërtimit të karrierës dhe ardhmërisë në Shqipëri, në Durrësin aq të dashur për të dhe familjen e saj.

Nga kulmet e recitalit, ishte dhe ardhja enkas pë të përshëndetur, i këngëtares së njohur të muzikës së lehtë shqiptare Liliana Kondakçi, me shtatë çmime të para në pjesmarrjet e panumërta në Festivalet e Këngës në Radio Televizion. Dueti “Buzë detit” Kondakçi-Beshiri, mbeti emocionues dhe tentativë afirmimi i vlerave interpretuese të Violetës për më tej.

Fundi i recitalit ishte qershija mbi tortë, ku 14 valltarë, shoqëruan potpuri të këngëve popullore të Shqipërisë së Mesme, ku Violeta Beshiri kulloi tërë fuqinë e pasionit dhe të talentit.

Ajo ngriti nga vendi të madh e të vogël. Kështu duartrokitjet, shpërndanin ngrohtësinë dhe pritjen e jashtëzakonshme që i bëri artëdashësi këtij zëri të çmuar, duke ia rritur karatët e vlerave traditave dhe trashigimisë së interpretuesve të këngës në Durrës në vite.

Studio Arian Plaku, drejtuar nga ky koreograf i njohur, me kërcuesit e pergatitur në të, i dhanë freski dhe origjinalitet këngëve të interpretuara nga 16 vjeçarja, sweet sixteen, me emrin në afirmim e më tej Violeta Beshiri.

Intervistimet e Agim Bajramit, Ylli Ramzotit, Arian Plakut, Edmonda Rotanit, Marsida Bajramit, Liliana Kondakçiut, dhënia e vlerësimit nga Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës “Zëri dhe interpretimi brilant” nga sekretari i përgjithshëm këngëtari Ylli Çifti, e pasuruan dhe i dhanë nota tërheqëse dhe të ndrueshme, këtij recitali të mirkopsitur dhe përcjellur mjeshtërisht nga Violeta Beshiri dhe bashkëpunëtorët e saj.

Poetesha e njohur, botuesja e shumë librave, e afirmuara Teuta Dhima, bën objekt të frymëzimit të saj, vargje të ndjera me aromë zemre dhe shpirti për këtë zë, që kërkon të prekë lartësinë e mjeshtërisë artistike.

Dhe ja 13-të vargjet e Teuta Dhimës:

Të quajnë Violetë.
Por ti je, si buqetë luleshumë.
Ato më të bukurat,
për ty janë mbledhur tok.
Sa bujare natyra kur të krijoi,
për ty zërin ua mori sirenave,
Zanave hijeshinë
mbi krye si kurore,
të vuri modestinë.
16-të je ti Violetë,
udhë të gjatë përpara ke,
një urim zemre për ty sjell sot,
gëzofsh e shkëlqefsh nga mot!
Suksese pranvera e këngës durrsake Violeta Beshiri!

Bujar Qesja
Durrës: 12 maj 2024
Fotot: Gëzim Domi

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…