15 vjet AADF në Shqipëri, investim për ndryshime pozitive në vend

AADF ka angazhuar mbi 120 mln USD, në një portofol prej 80 projektesh në fusha me rëndësi strategjike


Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) organizoi konferencë për shtyp me fokus aktivitetin 15-vjeçar në Shqipëri.

Të pranishëm ishin Michael D. Granoff, kryetar bordi dhe bashkëdrejtorët Ekzekutivë, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata.

AADF ka angazhuar mbi 120 mln USD, në një portofol prej 80 projektesh në fusha me rëndësi strategjike: sipërmarrje, arsim dhe lidership, trashëgimi kulturore dhe eko-turizëm.

Përfaqësuesit e AADF-së risollën në vëmendje projektet e shumta në arsim dhe lidership, për zhvillimin e aftësive digjitale dhe krijimin e mundësive të reja, për brezat e së ardhmes në Shqipëri, bazuar në modelet më të avancuara në botë si, TUMO Tirana (e para qendër për teknologji kreative në Shqipëri), Junior Achievement of Albania, AI for Youth – Inteligjenca Artificiale për të rinjtë, LEAD Albania, etj.Projektet për zhvillimin dhe rritjen ekonomike në 8 zona të ndryshme të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër, Korçë, Berat, Krujë, Gjirokastër, Vlorë, së shpejti edhe në Durrës, nëpërmjet mbështetjes së biznesit, bazuar në modelet menaxhuese ndërkombëtare si BID-TID e CRIMSON që mbështet start-ups, bizneset e vogla dhe të mesme, ishin paranteza e prezantimit të një tjetër projekti të rëndësishëm në ndihmë të bizneseve dhe inovacionit në Shqipëri: Innovation HUB – Qendra e Inovacionit e AADF-së, pranë Piramidës së Tiranës, që do të ndikojë ndjeshëm në fuqizimin e sipërmarrjeve dhe start-up në vend.

Në interes të pyetjeve të gazetarëve, Michael Granoff theksoi se, “Puna e AADF-së është që të japim para në mënyrë të përgjegjshme, me qëllim që të arrijmë ndryshime pozitive në Shqipëri. Përfitimi ynë i vetëm është përmirësimi i jetës së shqiptarëve. Ndikimi në ekonominë e Shqipërisë mund të matet në disa mënyra. Për shembull, nëse shohim atë që kemi bërë për përmirësimin e zonave turistike, do të shohim se kemi pasur efekt të matshëm për rreth një mijë biznese. Ju e shikoni këtë tek efekti në vlerën e pronës dhe tëbiznesit, për shembull, tek të gjitha qendrat historike të qyteteve ku AADF ka kontribuar. Junior Achievement funksionon në 120 vende dhe në asnjë vend nuk është më i suksesshëm se në Shqipëri, ku çdo fëmijë përfiton nga edukimi financiar. AADF-ja është pjesë e pranisë së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe të gjitha gjërat që ne bëjmë kontrollohen nga qeveria amerikane, ndaj punojmë në bashkërendim me të”.

Në përgjigje të pyetjes se nga vjen burimi i të ardhurave të AADF-së, Granoff sqaroi median se, “Në vitin 1995, SHBA ngriti fonde për zhvillimin e sektorit privat në shumë prej vendeve ish komuniste në Evropën Lindore dhe ofroi një fond prej 30 milionë dollarësh për Shqipërinë. Qëllim i këtij fondi ishte zhvillimi i sektorit privat në vend. Dhe gjatë viteve investuam në një sërë biznesesh, të cilat sot janë shumë të suksesshme. Me vendim të Qeverisë Amerikane, 100% e fitimeve që u gjeneruan nga ky fond qëndruan në vend dhe po përdoren më tej për fuqizimin e vendit nëpërmjet projekteve të AADF.

Një ndër fushat e operimit të AADF është Trashëgimia Kulturore dhe Ekoturizmi, ku disa prej projekteve më të rëndësishme ndër vite janë: krijimi i një modeli të qëndrueshëm të turizmit për Drilon-Tushemisht; përgatitja e Planit të Menaxhimit të Integruar të zonave arkeologjike të Durrësit dhe Plan Menaxhim destinacioni për Kalanë e Beratit; ngritja e Muzeut Hebraik Shqiptar dhe Muzeut Fotografik Kombëtar Marubi; regjistrimi i pesë elementeve të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Shqiptare në UNESCO; sistemet e biletave elektronike në 10 site të trashëgimisë kulturore; etj.

Plani i Menaxhimit të Integruar të Butrintit pason vazhdën e projekteve në fushën e Trashëgimisë Kulturore dhe Ekoturizmit.

Granoff theksoi edhe një herë rolin e AADF-së si donator në këtë projekt. “Kemi qenë të përfshirë prej shumë vitesh në ruajtjen e sitit arkeologjik të Butrintit, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Qëllimi ynë nuk është të kemi në pronësi Butrintin, siç nuk kemi në pronësi Piramindën apo Pazarin e Ri, etj. Këto janë asete dhe pasuri publike, në pronësi të shtetit shqiptar dhe ai është përgjegjës për to. Ne nuk punojmë për Qeveritë Shqiptare, por punojmë me to. Nuk kemi përfitime në Butrint, siç nuk e kontrollojmë ne. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit drejtohet nga ministria e Kulturës, jo nga ne, por roli ynë është i rëndësishëm sepse kontribuojmë financiarisht në zhvillimin e qëndrueshëm të Butrintit. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ne nuk kemi qenë palë në këtë gjykim, por kjo është diçka që ka të bëjë me qeverinë. Jemi në një shoqëri demokratike, njerëzit kanë të drejtë të ngrenë padi dhe GJK e mori këtë vendim, në përmbushje të detyrës së saj. Për menaxhimin e Butrintit do tëkujdeset Butrint Management Foundation, dhe jo AADF-ja. Ne jemi thjesht dhurues, donatorë dhe partner strategjik që ndihmon me shuma të konsiderueshme fondesh”, u shpreh Granoff, duke shtuar më pas se modele menaxhimi, si ai i propozuari në Butrint, zbatohen me sukses në të gjithë botën.

“Që të mos ketë korrupsion, që paratë që futen të qëndrojnë në Butrint dhe që siti arkeologjik të ruhet janë interesi ynë kryesor. Që prej vitit 2022, plani i menaxhimit të Butrintit është shqyrtuar, pranuar dhe vlerësuar nga UNESCO, dhe po citoj një nga komentet e UNESCO-s, që e quante këtë plan menaxhimi “një fazë fillestare shumë të mirë për menaxhimin e ardhshëm të Butrintit”. UNESCO e ka parë planin e menaxhimit të Butrintit dhe ka shprehur miratimin e tij si një model e bazë fillestare të mirëpër të ardhmen e Butrintit”.

Angazhimi financiar i AADF për projekte të ndryshme në përfitim të Parkut Kombëtar të Butrintit është 6.18 mln USD.

AADF si një organizatë jo-fitimprurëse filantropike, shërben si një katalizator në habitatin e saj, duke ofruar fonde dhe njohuri profesionale për të përmirësuar cilësinë e jetës së rinisë shqiptare, duke rritur transparencën dhe ulur korrupsionin nëpërmjet disa prej modeleve më të avancuara të menaxhimit dhe ekspertizës në botë.

Të gjitha fondet që AADF menaxhon qëndrojnë në Shqipëri si një dhuratë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…