Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.


Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të përfaqësuesve nga Unioni për Mesdheun (UfM) dhe Anna Lindh Foundation (ALF), ku u diskutua mbi detajet e organizimit të aktiviteteve dhe nxitjes së mirëkuptimit midis kulturave.

Veliaj siguroi për angazhimin maksimal të Bashkisë së Tiranës për ta kthyer këtë eksperiencë në një urë e fortë bashkëpunimi.

“Ne sot mund të themi se kemi filluar përgatitjet për vitin 2025, kur Tirana do të jetë, bashkë me Aleksandrinë, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Kemi pas një eksperiencë fantastike me reputacionin e Tiranës për kryeqytetin e Sportit, kryeqytetin e Rinisë. Këtë vit ne drejtojmë B-40, që është rrjeti më i madh i bashkive në Ballkan, dhe vitin tjetër do të jemi së bashku, me shpresë edhe me Konventën e madhe të të gjithë rrjetit të fondacioneve ‘Anna Lindh’. Jam vërtet mirënjohës që i keni besuar Tiranës këtë titull. Do bëjmë maksimumin që, bashkë me Aleksandrinë, të kthehemi një urë e fortë në Mesdhe. Eksperienca e shumë artistëve tanë, duke filluar nga kryeministri artist, deri tek shumë artistë, që na kanë nderuar në bienale e ndryshme apo që janë edhe artistë lokalë, që po punojnë me shkollat e mesme, duke futur kulturën e artit që në një moshë të re”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se Tirana po shton numrin e institucioneve të artit në kryeqytet. Ai shprehu bindjen se edhe rritja e numrit të turistëve do të bëjë që bota të njohë më shumë Tiranën dhe Shqipërinë duke prodhuar një histori suksesi.

“Po punojmë për një teatër të ri, po mbaron Teatri i Kukullave, kemi filluar me disa kinema, si “Agimi” dhe “Maks Velo”, që janë akupunturë në cepa të ndryshëm të qytetit, për të mos u përqendruar vetëm në qendër të Tiranës. Duam që viti i kulturës të jetë një vit jo vetëm për 1 milionë qytetarët e Tiranës, të cilët jetojnë këtu, por edhe për fluksin e turistëve, të njohin një Tiranë ku patjetër që hahet mirë, ku patjetër që ka mot të mirë, ku patjetër ka mikpritje, po ku ka edhe art, edhe kulturë. Besoj që do të kemi mundësi që edhe bota të njohë më shumë Tiranën dhe Shqipërinë, dhe që gjithë energjia e artistëve lokalë, bashkë me eksperiencën fantastike të rrjetit që ju sillni, të prodhojë një histori suksesi”, theksoi Veliaj.

Josep Ferré, Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Anna Lindh”, u shpreh se Tirana ka shumë se çfarë t’i ofrojë botës, si për pjesën historike të saj, ashtu dhe për zhvillimin e saj të viteve të fundit. “Është e rëndësishme të nënvizojmë konsensusin e arritur mes 43 vendeve që përbëjnë hapësirën e grupit që promovon marrëdhëniet mes qyteteve europiane të Mesdheut. Shqipëria dhe Tirana kanë shumë gjëra për të ofruar, qoftë për nga historia, qoftë për zhvillimet e 20 viteve të fundit që kanë ndodhur në qytetin tuaj”, u shpreh Josep Ferré .

43 Shtetet Anëtare të Unionit për Mesdheun nisën iniciativën “Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut” gjatë Forumit të tyre të 7-të Rajonal në Nëntor 2022. Një vit më vonë, në Nëntor 2023, Tirana dhe Aleksandria u shpallën dy Kryeqytetet e para të Kulturës dhe Dialogut, dhe do ta mbajnë këtë titull përgjatë vitit 2025.

ATSH

Lexo më shumë nga

28 Maji, Dita Botërore e Lojërave

Dita Botërore e Lojërave, e sponsorizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave (ITLA), mbahet më 28 maj.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

28 Maji, Dita Botërore e Lojërave

Dita Botërore e Lojërave, e sponsorizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave (ITLA), mbahet më 28 maj.