Kumbaro: Agroturizëm “Fuçitë” në Lunxhëri mikpret vizitorë nga e gjithë bota

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard vizituan agroturizëm “Fuçitë” në Valare të Lunxhërisë.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard vizituan sot agroturizëm “Fuçitë” (The Barrels) në Valare të Lunxhërisë.

“Kënaqësi të takonim Marselin, të cilin dashuria për tokën e frymëzoi të krijonte sipërfaqe me vreshta, mollë e produkte të tjera që sot ua servir në tryezë vizitorëve nga gjithë bota në oazin e tij të thjeshtë të mikpritjes, por me një cilësi që s’ka të paguar bashkë me sajdisjen me fjalët frëngjisht që ka mësuar”, u shpreh Kumbaro.

Kjo pikë agroturistike e ka nisur aktivitetin me kultivimin e vreshtarisë, 16 vjet më parë, me varietetet e rrushit autokton.

Sipërmarrësi Marsel Sula, falë edhe mbështetjes nga qeveria, ka ngritur një pikë agroturistike ku përveç peizazhit dhe qetësisë ofrohet verë me rrush të varietetit autokton dhe ushqim bio.

Agroturizmi me një klik është aplikacioni i ri “AgroTime AL”, një guidë online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar.

(Marrë nga ATSH)

Kënaqësi të isha bashkë me ambasadoren e Francës 🇫🇷 Catherine Suard tek 📍"Fuçitë" (The Barrels) në Valare të Lunxhërisë dhe të takonim Marselin, të cilin dashuria për tokën 🍇🍷 e frymëzoi të krijonte sipërfaqe me vreshta, mollë e produkte të tjera që sot ua servir në tryezë 🍽️ vizitorëve nga gjithë bota 🌏 në oazin e tij të thjeshtë të mikpritjes, por me një cilësi që s'ka të paguar 👌🏻 bashkë me sajdisjen me fjalët frëngjisht që ka mësuar 😄🇦🇱🇫🇷

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Sunday, April 21, 2024

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.