“Forbes”: Shqipëria – Aventurë emocionuese në destinacionin evropian ‘pa turma’

Everett Potter shkruan në të përditshmen amerikane “Forbes”.

Rezervimet për vitin 2024 sugjerojnë se vendet e njohura turistike të Evropës do të jenë të mbipopulluara nga turma të mëdha vizitorësh njësoj si në vitin 2023.

Mënyra më e mirë ​​’për të marrë frymë lirisht’ është të shkoni në një nga destinacionet me pak të njohura të Evropës të cilat nuk janë prekur ende nga turizmi masiv, shkruan Everett Potter në të përditshmen amerikane “Forbes”.

“Forbes” e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve më të bukura evropiane për të vizituar në vitin 2024, për udhëtarët që kërkojnë pushime larg turmave masive.

Shqipëria

“Hinoki Travels” zgjodhi Shqipërinë për fermat e saj me ushqime të freskëta të rritura dhe prodhuara në vend, shtigjet malore të paeksploruara dhe mikpritjen e ngrohtë.

Agjencia organizoi një udhëtim të shkurtër me një grup udhëtarësh në jug të Shqipërisë.

Gjatë udhëtimit nëntëditor, grupi i turistëve eksploroi kulturat e ndryshme, ushqimin, bujqësinë dhe peizazhet e gjera të rajonit.

Gjithashtu ata u mirëpritën nga fermerët vendas, prodhuesit e ushqimeve, barinjtë, guidat lokale dhe pronarët e bizneseve të vogla.

Udhëtarët u akomoduan në një nga bujtinat e fshatrave aty pranë, dhe u njohën me veçoritë e ushqimit dhe verës lokale.

Aventurat përfshinë ecje prej pesë deri në gjashtë orë në ditë në terrenet me lartësi të ndryshme.

Gjithashtu turi përfshinte edhe një udhëtim ‘rafting’ në lumin e egër të Evropës, Vjosa.

“EcoAlbania” dhe qytetarët shqiptarë mbeten të përkushtuar për të mbrojtur këtë lumë, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Turi nëntë-ditor në jug të Shqipërisë kushton 3 250 dollarë.

(Marrë nga ATSH)

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.