Peleshi: Shqipëria aleat krenar dhe i besueshëm i NATO-s

Me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e NATO-s, në Bruksel u organizua një ceremoni e veçantë, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.


Me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e NATO-s, në Bruksel u organizua një ceremoni e veçantë, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse me rastin e këtij përvjetori, ministri Peleshi vlerësoi se kjo aleancë qëndron sot, ashtu si 75 vjet më parë, si një fener për parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës.

Ministri i Mbrojtjes theksoi, gjatë fjalës së tij, mbështetjen e qartë të vendit tonë ndaj kësaj aleance, ndërsa vuri në dukje edhe përpjekjet që i janë dashur Shqipërisë ndër vite të renditet mes aleatëve të saj në NATO, ku sot ka një rol të vlerësuar tejet pozitivisht.
“Sot, ne mbetemi të palëkundur si një aleat krenar, i besueshëm dhe i angazhuar ndaj agjendës politike, institucionale dhe ushtarake të NATO-s. Do të vazhdojmë të përmbushim që të tria detyrat thelbësore të NATO-s, ashtu siç kemi bërë kurdoherë e kudo që ka qenë e nevojshme të radhitemi krah për krah me Aleatët dhe Partnerët tanë”, u shpreh Peleshi.

Shqipëria, tha Peleshi, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të vazhduar kontributin në Aleancë, teksa vendet përballen me një mjedis më të pasigurt dhe të rrezikshëm të sigurisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Ministri Peleshi theksoi edhe një herë mbështetjen ndaj Ukrainës, por tha se, ky është gjithashtu momenti për të mbajtur një sy ndaj Ballkanit Perëndimor. “Nëse rajoni tani gëzon stabilitet dhe prosperitet më të madh, kjo është edhe për shkak të rolit të NATO-s në ndalimin e masakrave dhe spastrimit etnik të viteve 1990, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ne nuk duhet të lejojmë që fitoret që kemi bërë të zhbëhen dhe të humbasim vigjilencën tonë”, theksoi Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë e mbylli fjalën e tij, duke theksuar punën që po bëhet në modernizimin dhe transformimin e mbrojtjes dhe sigurisë, duke evidentuar edhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes për këtë vit.

(ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…