Ambasadori i BE, Gonzato takon Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatin e Popullit

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato takoi Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca.


Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato takoi sot, në takime të ndara, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokati i Popullit janë dy institucione të pavarura që luajnë një rol vendimtar në sistemin demokratik të Shqipërisë”, u shpreh Gonzato.

“Të dy, Komisioneri Robert Gajda dhe Avokati i Popullit, Erinda Ballanca bëjnë punë të shkëlqyer në luftën kundër diskriminimit duke mbrojtur të drejtat e njeriut dhe rritjen e llogaridhënies në vend. Parlamenti duhet të adresojë sa më shpejt emërimet e vonuara të drejtuesve të të dy institucioneve,” tha mbasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Avokatja e Popullit, Ballanca vlerësoi kontributin e BE-së në promovimin e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, duke shprehur angazhimin e institucionit të Avokatit të Popullit për të vijuar adresimin e sfidave aktuale në këto fusha.

Ambasadori Gonzato shprehu përkushtimin e BE-së për të mbështetur proceset reformuese dhe për të ndihmuar në përmirësimin e qeverisjes së mirë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën për një angazhim më të madh të institucioneve në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku ndër të tjera evidentuan nevojën për një përfshirje më aktive të pushtetit vendor.

Avokatja e Popullit dhe ambasadori Gonzato gjithashtu diskutuan mbi çështje specifike, si gjuha e urrejtjes dhe sfidat aktuale në sistemin penitenciar, duke shprehur nevojën që këto tema të adresohen në mënyrë të përshtatshme, efektive dhe të vazhdueshme.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të thelluar në përpjekjet për të avancuar drejtësinë dhe respektin për të drejtat e njeriut në Shqipëri.

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…